QMK: Një pemë e rrëzuar dëmtoi tri automobila dhe këputi kabllot nga shtyllat në një restoran në Shkup
- Në Qendrën për Menaxhimin me Kriza (QMK) përmes numrit të vetëm të urgjencës 112 është raportuar për një pemë të rënë në rrugën "Ankarska" në Shkup, afër zonës së njohur "Restoranti i Qumështit". Pema e rrëzuar ka dëmtuar tre vetura, ndërsa gjatë rënies ka këputur edhe kabllot nga shtylla, informojnë nga QMK.
- Post By Sara Ademi
- 21:14, 17 prill, 2025

Shkup, 17 prill 2025 (MIA) - Në Qendrën për Menaxhimin me Kriza (QMK) përmes numrit të vetëm të urgjencës 112 është raportuar për një pemë të rënë në rrugën "Ankarska" në Shkup, afër zonës së njohur "Restoranti i Qumështit". Pema e rrëzuar ka dëmtuar tre vetura, ndërsa gjatë rënies ka këputur edhe kabllot nga shtylla, informojnë nga QMK.
Ata theksojnë se policia ndodhet në vendin e ngjarjes, për të cilën është njoftuar edhe Ndërmarrja Publike "Parqe dhe Gjelbërime", për të hequr pemën e rënë nga rruga.
"Përmes Sektorit të Operacioneve dhe Koordinimit (SOK), paralelisht me njoftimin e Policisë, janë njoftuar dhe koordinuar institucionet kompetente për riparimin e kabllove të këputura dhe të shkëputura", thuhet në informacionin e QMK-së. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s