• e premte, 05 dhjetor 2025

QMK: Nën kontroll janë zjarret në fshatin Trubarevë dhe në Drislla, aktive janë zjarret në fshatrat Vinipe, Petrovë, Vrazhallë dhe Krushevë

QMK: Nën kontroll janë zjarret në fshatin Trubarevë dhe në Drislla, aktive janë zjarret në fshatrat Vinipe, Petrovë, Vrazhallë dhe Krushevë

Shkup, 17 shtator 2025 (MIA) - Në territorin e vendit sot deri në orën 18 ka katër zjarre aktive, dy janë nën kontroll, përderisa 12 janë shuar, informoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK).

Zjarre aktive ka në fshatin Viniçe, në vendin e quajtur Muraticë, në komunën Gazi Babë, fshatin Petrovë në malin Kozhuv në komunën Gjevgjeli, në fshatin Vrazhallë në komunën Zelenikovë dhe në fshatin Norovë në komunën Krushevë.

Nën kontroll janë zjarret në fshatin Trubarevë në komunën Gazi Babë, deponinë Drislla në komunën Studeniçan.

Janë shuar 12 zjarre dhe atë në lagjen Idrizovë - afër Pilkos dhe afër Liqenit të Smillkovës në komunën Gazi Babë, afër pikë-pagesës Petrovec në komunën Petrovec, afër Vilës "Jovana" në komunën Prilep, në fshatrat Koshinë dhe Zhitoshë në komunën Dollnen, në fshatin Sopot në komunën Sveti Nikole, në fshatin Kosturnik në komunën Kumanovë, në fshatin Nagoriçan i Ri dhe në vendin e quajtur Sveta petkë në komunën Nagoriçan i Vjetër, fshatin Stançe në komunën Tankovc dhe fshatin Raven në komunën Gostivar. ab/

fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR