QMK: Lokalizohet zjarri afër Katllanovës
- Me mbështetjen e dy ertraktorëve të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe një helikopteri policor, zjarrfikësit e Brigadës për mbrojtje kundër zjarreve Shkup sonte kanë arritur që ta shuajnë plotësisht zjarrin mbi Katllanovë, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
- Post By Fami Bajrami
- 21:26, 19 shtator, 2023

Shkup, 19 shtator 2023 (MIA) - Me mbështetjen e dy ertraktorëve të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe një helikopteri policor, zjarrfikësit e Brigadës për mbrojtje kundër zjarreve Shkup sonte kanë arritur që ta shuajnë plotësisht zjarrin mbi Katllanovë, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Shtojnë se për momentin po kryhet kontroll i terrenit dhe shuarje e mbetjeve brenda zonës së djegur.
QMK më herët informoi se sot pasdite rreth orës 15:30 ka shpërthyer zjarr mbi Katllanovë i cili ka prekur sipërfaqe të ulët dhe drunj.
FOTO/QMK