• e hënë, 23 dhjetor 2024

QMK: Katër zjarre aktive, në 24 orët e fundit 19 janë shuar

QMK: Katër zjarre aktive, në 24 orët e fundit 19 janë shuar

Shkup, 22 gusht 2023 (MIA) - Mëngjesin e sotëm në vend ka katër zjarre aktive, ndërsa në 24 orët e fundit, siç njoftojnë nga Qendra për Menaxhimin me Kriza, ka pasur 23 zjarre në vende të hapura. 

Zjarret aktive janë në fshatin Elovë, në Komunën e Studeniçanit, ku digjet pylli me bimësi të ulët, fshatin Melnicë në Çashkë digjet pyll ahu, bimësi e ulët është djegur ndërmjet fshatrave Novosellë dhe Tatesh të Poshtëm në rrethinë të Strugës, ndërsa në lokalitetin e quajtur Tepsia, në afërsi të Manastirit, digjet bar i thatë.

Janë shuar 19 zjarre edhe atë në fshatin Buçincë, deponinë në aksin Shtip-Negotinë, në rrugën Manastir drejt Logovardit, fshatin Dobromir, fshatin Berancë, fshatin Zhitoshë në kompaninë "Bimfud" në Prilep, fshatin Dabninë, fshatin Sarandivë, bar i thatë rreth fabrikës Çavle, ndërmjet fshatrave Geçerli dhe Çanakli, bar i thatë afër fshatit Vaksincë, në fshatin Ramanovc, në vendbanimin Karposh të Kumanovës, si dhe afër fshatit Zdunjë dhe Çajle. qa/bsh/

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR