• e premte, 05 dhjetor 2025

QMK: Katër zjarre aktive, 27 janë shuar

QMK: Katër zjarre aktive, 27 janë shuar

Shkup, 19 korrik 2025 (MIA) - Gjatë 24 orëve të fundit janë shuar gjithsej 27 zjarre në hapësirë të hapur, ndërsa katër janë vënë nën kontroll. Zjarre aktive ka në fshatin Niviçinë, komuna e Vasilevës, në fshatin Greshnicë, komuna e Makedonski Brodit, mes fshatrave Careviq dhe Smolanë dhe në fshatin Vishticë, komuna e Likovës.

Siç njoftoi Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK), nën kontroll është zjarri në komunën e Velesit, mes fshatrave Xhidimirci-Krushjë-Ivankov, në fshatin Nikolliq, komuna e Dojranit, në komunën e Demir Hisarit, deponia e qytetit dhe në komunën e Makedonski Brodit, fshatrat Çreshnevë, Lokvicë dhe Krapë.

Nga tre zjarre janë shuar në komunat Rankovcë dhe Kumanovë, ndërsa dy në komunën e Likovës. Janë shuar zjarret edhe në komunat Nagoriçan i Vjetër, Kratovë, Jegunovcë, Tearcë, Tetovë, Sveti Nikollë, Manastir, Karbincë, Shtip, Dellçevë, Rosoman...

Në komunën e Aerodromit është shuar zjarri në rrugën "Gavril Konstantinoviq", ku digjej vegjetacioni i ulët, në komunën e Gazi Babës - poligoni Kamnik, në komunën Saraj - buzë lumit Vardar, ndërsa në komunën e Butelit - lagjja Vizbeg. Në komunën Gjorçe Petrov janë shuar dy zjarre, në hyrje të lagjes Gjorçe Petrov dhe në rurgën "Vasil Çakalarov", në komunën Ilinden - në zonën industriale. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR