• e hënë, 23 dhjetor 2024

QMK: Janë shuar 29 zjarre, pesë akoma janë aktive

QMK: Janë shuar 29 zjarre, pesë akoma janë aktive

Shkup, 28 gusht 2024 (MIA) - Në 24 orët e fundit në territorin e tërë vendit ka pasur 37 zjarre në ambiente të hapura, prej të cilave 29 janë shuar, tre janë vënë nën kontroll, ndërsa pesë janë akoma aktive. Zjarre aktive ka në komunën Studeniçan, mbi fshatin Cërvena Vodë, afër vendit të quajtur Kërsta, në komunën e Shtipit, afër vendit të quajtir Jamullarci, në afërsi të Penushit dhe poligonit ushtarak Krivollak, në komunën e Dibrës afër fshatit Tatar Elevci dhe afër Mogorçes. Në komunën e Çashkës aktiv është zjarri drejt fshatit Stepanci dhe vendit të quajtur Kadiica, në kufirin mes Komunës së Çashkës dhe Komunës Dollneni, ku po digjet pyll i përzier.

Siç informoi sot Qendra për menaxhim me kriza (QMK), nga shiu është shuar zjarri në Komunën e Çashkës, në malin Mukos, në atarin e fshatit Omoran.

Nën kontroll është zjarri në malin Galiçicë, nët erritorin e Komunës së Ohrit. Zjarri në anën e Resnjës është shuar nga shiu. Nën kontroll është edhe zjarri në Komunën e Zhelinës, afër fshatit Merovë dhe në Komunën Novo, ku po digjet deponia.

Janë shuar katër zjarre në komunën e Prilepit, dy në komunën e Jegunovcit, në komunat Kërçovë, Tearcë, Novo Sellë, Veles. Janë shuar nga dy zjarre edhe në komuant Gostivar, Qendër Zhupë, në Butel, Saraj, Çuçer Sandevë, Petrovec...

Drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov theksoi se gjendja me zjarret në ambiente të hapura sërish po përkeqësohet. U bën thirrje qytetarëv etë jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm në mënyrë të mos shkaktohen zjarre. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR