• e hënë, 23 dhjetor 2024

QMK: Gjithsej 1.568 thirrje në numrin 112, si reale janë kategorizuar 61,29 për qind e tyre

QMK: Gjithsej 1.568 thirrje në numrin 112, si reale janë kategorizuar 61,29 për qind e tyre

Shkup, 21 tetor 2024 (MIA) - Në 24 orët e fundit në numrin e vetëm për raste emergjente 112, janë regjistruar gjithsej 1.568 thirrje. Prej tyre, si reale janë kategorizuar 961 ose 61,29 për qind, ndërsa 607 përkatësisht 38,71 për qind - për nevoja tjera të qytetarëve që nuk ishin emergjente, kumtuan sot nga Qendra për Menaxhim me Krizat (QMK).

Për policinë ishin 213 thirrje, përkatësisht 69,84 për qind, për Ndihmën e shpejtë mjekësore - 63 ose 20,66 për qind, për zjarrfikësit - 21 ose 6,89 për qind dhe për QMK-në tetë thirrje ose 2,62 për qind.

"Gjatë ditës së nesërme, në periudhën nga ora 12 deri në 17, ekipi profesional i "Maktek shpknjp" do të kryejë minim për nevojat e kompanisë "Behtel dhe Enka" në lokalitetin Sladun në komunën e Prilepit", shtohet në kumtesën e QMK-së.

Nga aty kanë informuar edhe për njoftimin e Institutit për mjekësi transfuzione, për aksionet e planifikuara për dhurimin e gjakut për sot në Shkup – SHMGJQ "Rade Jovçevski Korçagin", "Liberti" në Zhelezarë, në Kumanovë në NPK “"Ujësjellës" dhe me qytetarët e Shtipit në sallën sportive "Jordan Mijalkov". sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR