• e enjte, 04 dhjetor 2025

QMK: Gjendja stabile e nivelit të lumenjve pas të reshurave të mëdha, po pastrohen urat

QMK: Gjendja stabile e nivelit të lumenjve pas të reshurave të mëdha, po pastrohen urat

Shkup, 22 nëntor 2025 (MIA) - Qendra për menaxhim me kriza informoi se sipas raporteve nga të gjitha Qendrat rajonale për menaxhim të krizave (QRMK), gjendja e nivelit të lumenjve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut është stabile.

Në Kumanovë, Likovë dhe Staro Nagoriçane nuk ka përmbytje. Lumi Pçinja ka ulur nivelin e ujit. Në Kriva Pallankë, Rankovc dhe Kratovë nuk ka shtëpi të përmbytura. Nivelin e ujit në lumenjtë Krivovska dhe Kriva është rritur, por mbetet nën kontroll.

Në Ohër janë regjistruar bodrumet dhe oborret e përmbytura në shkallë të vogël, por pas ndërprerjes së reshjeve gjendja po qetësohet. Ekipet punojnë për pastrimin e kanaleve dhe shtratit të lumenjve. Në Manastir dhe Resnje nuk ka përmbytje të reja; lumenjtë janë në shtratin e tyre dhe ekipet në terren vazhdojnë pastrimin e urave dhe pengesave.

Në Shkup, Strumicë, Shtip, Veles, Tetovë dhe rajonin veriperëndimor, gjendja është stabile, pa përmbytje, dhe rrëshqitjet e vogla janë larguar nga shërbimet kompetente.

Ndërmarrjet publike dhe ekipet lokale vazhdojnë monitorimin dhe ndërhyrjet në pikat kritike. bsh/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR