QMK: Gjatë 24 orëve të kaluara, janë regjistruar 33 zjarre në hapësira të hapura
- Gjatë 24 orëve të kaluar janë regjistruar gjithsej 33 zjarre në hapësira të hapura. Siç informojnë nga QMK, 12 janë aktive, pesë janë nën kontroll, 16 janë shuar plotësisht.
Shkup, 27 korrik 2025 (MIA) - Gjatë 24 orëve të kaluar janë regjistruar gjithsej 33 zjarre në hapësira të hapura. Siç informojnë nga QMK, 12 janë aktive, pesë janë nën kontroll, 16 janë shuar plotësisht.
Zjarre aktive ka në Komunat Vasillevë, Radovish dhe Berovë – fsh. Nivichino, në malin Goteni i Madh dhe Malet e Maleshevës(pyll i ulët, bredh, shkurre dhe vegjetacion i ulët), Komunën Prilep 1 – fsh. Beshishte, vendi i quajtur Kodra Beshishtës, me përhapje drejt fsh. Gradeshnicë (kom. Novacë) dhe drejt kufirit me Greqinë (pyll i përzier), Komunën Prilep 2 – aktiv drejt fsh. Dren, me përhapje drejt fsh. Galishte (kom. Kavadarit); ndërsa pjesa mes fshatrave Careviq dhe Smolanë është nën kontroll (pyll i përzier dhe vegjetacion i ulët), Komunën e Brodit – mes fshatrave Qreshevë, Lokvicë dhe Krapë (pyll lisor i degraduar, shkurre dhe vegjetacion i ulët), Komunën Zhelinë – mes fshatrave Cerovë dhe Grupçin (pyll i ulët dhe i degraduar), Komunën Petrovec – fsh. Sredno Konjare pranë lumit Pçinja (pyll i përzier), Komunën Zelenikovë – fsh. Gumallevë (vegjetacion i ulët dhe i përzier), Komunën Kriva Pallankë – fsh. Nëravë (pyll me pisha të larta), Komunën Staro Nagoriçane dhe Kumanovë – fsh. Oblavcë, Beljakovcë, Dovezencë dhe Jaçincë (vegjetacion i ulët), Komuna Staro Nagoriçane – fsh. Rugjincë (vegjetacion i ulët), Komunën Vasillevë 1 – fsh. Sushevë (shkurre dhe vegjetacion i ulët), Komunën Vasillevë 2 – fsh. Dobrashincë (shkurre dhe vegjetacion i ulët).
Zjarre që janë nën kontroll janë në Komunën e Brodit 1 – fsh. Greshnicë (pyll i përzier dhe bar i thatë), Komunën Brodit 2 – fsh. Llatovë (vegjetacion i ulët dhe pyll i degraduar), Komunën Strumicë – fsh. Banicë dhe lagjja Sofillari (bar i lartë), Komunën Karbincë – fsh. Junuzli (pyll), Komunën Shtip – mes fshatrave Dragoevë dhe Sellcë (pyll i ulët, ferrë dhe bar i thatë).
Janë shuar zjarret në Komunën Saraj 1 – fsh. Semenishtë (korrje dhe degë), Komunën Saraj 2 – fsh. Paniçarë (bar i thatë), Komunën Gazi Babë – fsh. Trubarevë (korrje, shkurre dhe bar i thatë), Komunën Shuto Orizare – rr. Brsjaçka Buna (deponi e egër), Komunën e Krivogashtanit – pranë deponisë në Krivogashtanit (bar i thatë dhe shkurre), Komunën Strumicë – vendi i quajtur Tre Ujërat (vegjetacion i ulët dhe pyll i përzier), Komunën Vasillevë – fsh. Vasillevë (vegjetacion i ulët), Komunën Strugë 1 – fsh. Kalishtë (vegjetacion i ulët dhe mbeturina), Komunën Strugë 2 – fsh. Oktis (deponi) , Komuna Shtip – afër vendit të quajtur “9 kilometra” (bar i thatë), Komuna Karbincë – fsh. Radanjë (korrje, bar i thatë dhe stallë), Komuna Kumanovë 1 – lagjja Bedinjë (vegjetacion i ulët), Komuna Kumanovë 2 – fsh. Tabanovcë (bar i thatë), Komuna Kumanovë 3 – rr. Nikola Tesla (bar i thatë), Komuna Kumanovë 4 – fsh. Tromegjë (bar i thatë), Komuna Tearcë – fsh. Neproshten (bar i thatë). ls/
Foto: Arkivi i MIA-s