• e hënë, 23 dhjetor 2024

QMK: Gjatë 24 orëve të kaluara 1.543 thirrje në numrin 112 për raste urgjente, më e kërkuar policia

QMK: Gjatë 24 orëve të kaluara 1.543 thirrje në numrin 112 për raste urgjente, më e kërkuar policia

Shkup, 13 dhjetor 2023 (MIA) - Sipas Raportit të fundit të Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) gjatë 24 orëve të kaluara në Numrin e vetëm për raste urgjente 112 ka pasur gjithsej 1.543 thirrje.

Sipas QMK, thirrje "reale" për raste urgjente ishin 41,08 për qind, ndërsa 58,92 për qind, ose siç i cilëson Qendra "thirrje jo urgjente", që ishin për nevoja të tjera të qytetarëve ose thjeshtë nuk ishin urgjente.

"Me pranimin e këtyre thirrjeve 'të tjera' në QMK, shërbimet dhe institucionet në Sistemin e Menaxhimit të Krizave (SQK) që janë për ndërhyrje të menjëhershme lirohen nga thirrjet joproduktive", thonë nga Qendra e Menaxhimit me Kriza.

Nga Qendra informojnë se sipas natyrës së përgjithshme të ngjarjeve për të cilat qytetarët janë paraqitur në polici ishin dërguar 46,50 për qind të thirrjeve nga 112 në QMK, në Ndihmën Mjekësore Emergjente 44,50 për qind, ndërsa te zjarrfikësit ishin dërguar 5,50 për qind. 

Thirrjet emergjente që janë për zgjidhje të kombinuar në Qendrën e Menaxhimit të Krizave përbënin 3,50 për qind të të ashtuquajturave "reale", të cilat, siç synonte QMK-ja, natyrisht, së bashku me 60,50 për qind të tjera "thirrje jo urgjente", (1.006 në total), ishin mjet i pranimit dhe përpunimit nga operativët në detyrë në Sektorin E -112 në bashkëpunim me Sektorin për operacione dhe koordinim në QMK. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR