QMK: Ende aktiv zjarri në fshatin Vishticë të Likovës
- Zjarri në fshatin Vishticë të Likovës është ende aktiv, kumtuan sot nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Zjarri i cili përfshiu bimësi të ulët dhe sipërfaqe pyjore është në terren të vështirë dhe ekipet e zjarrfikësve të Kumanovës nuk mund të intervenojnë, njofton QMK.
- Post By Fami Bajrami
- 12:09, 7 prill, 2024
Kumanovë, 7 prill 2024 (MIA) - Zjarri në fshatin Vishticë të Likovës është ende aktiv, kumtuan sot nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK). Zjarri i cili përfshiu bimësi të ulët dhe sipërfaqe pyjore është në terren të vështirë dhe ekipet e zjarrfikësve të Kumanovës nuk mund të intervenojnë, njofton QMK.
"Dje për situatën e krijuar janë njoftuar NP ‘Pyjet kombëtare’ filiali në Kumanovë. Gjatë komunikimit me stacionin e policisë në Mateç është marrë njoftim se zjarri është ende aktiv", bën të ditur QMK.
Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informon se në 24 orët e fundit ka pasur 14 zjarre në ambiente të hapura ku një vatër zjarri mëngjesin e sotëm është ende aktiv. Qendra rajonale Kumanovë njofton se pardje zjarrfikësit nga NjTKZ Kumanovë nga periudha prej orës 14:05 deri në orën 15:25 kanë intervenuar në atarin e fshatit Vishticë. Nga zjarri është prekur bimësi e ulët dhe sipërfaqe pyjore. Ekipet e NjTKZ Kumanovë për shkak të terrenit të vështirë nuk kanë mundur të intervenojnë.
QMK apelon që të mos digjet bimësi në ambient të hapur dhe të pastrohen rregullisht sipërfaqet lokale të kanalizimeve dhe të mos hidhen mbeturina në to.
Foto: arkivi i MIA-s