• e premte, 05 dhjetor 2025

QMK: Deri në orën 12:30 aktive pesë zjarre në ambient të hapur

QMK: Deri në orën 12:30 aktive pesë zjarre në ambient të hapur

Shkup, 14 korrik 2025 (MIA) - Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) informon se në territorin e vendit sot deri në orën 12:30 ka pasur gjithsej 9 zjarre në ambient të hapur, prej të cilave 5 janë aktive dhe janë shuar gjithsej 4 zjarre.

Aktive janë zjarret në fshatin Nikoliq, Dojran ku digjet pyll me kërcell të ulët dhe në fshatin Gornjan në komunën e Çuçer Sandevës ku gjithashtu po digjet pyll me kërcell të ulët. Pastaj zjarret në komunën e Velesit, në fshatrat Xhidimircë dhe Krushje, ku digjet pyll i përzier në komunën e Makedonski Brodit midis fshatrave Creshnevë, Lokvicë, Krapa dhe Sllatinë ku digjet pyll i degraduar, shkurre dhe bimësi e ulët dhe në fshatin Hotël në Komunën e Likovës ku digjet bimësi e ulët e degraduar.

Janë shuar katër zjarre dhe atë në fshatin Tre bagremët, Prilep ku digjej bimësi e ulët, pastaj në fshatin Dragobrashtë në komunën e Vinicës dhe në fshatin Vojshanci në komunën e Demir Kapisë, ku digjej bimësi e ulët e degraduar dhe kashtë në fshatin Frëngovë në komunën e Strugës. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR