QMK: Aktive janë pesë zjarre, shuhen 19 të tjera
- Në periudhën nga dje deri në orën 7 të mëngjesit në ambient të hapur aktive janë pesë zjarre, ndërsa 19 janë shuar.
- Post By Sara Ademi
- 09:57, 14 korrik, 2025
Shkup, 14 korrik 2025 (MIA) - Në periudhën nga dje deri në orën 7 të mëngjesit në ambient të hapur aktive janë pesë zjarre, ndërsa 19 janë shuar.
Nga zjarret një aktive është në komunën e Dojranit në fshatin Nikoliq ku digjet pylli me kërcell të ulët, një tjetër në komunën e Çuçer Sandevës, ku në fshatin Gornjan digjet gjithashtu pylli me kërcell të ulët.
Gjithashtu, zjarr aktiv ka në komunën e Velesit pranë fshatrave Xhidimirci dhe Krushje, ku po digjet një pyll i përzier dhe në komunën e Makedonski Brodit midis fshatrave Creshnevo, Lokvica, Krapa dhe Sllatinë, ku po digjen pyll lisi, shkurre dhe bimësi e ulët.
Sipas informatave të QMK-së zjarr ka edhe në komunën e Prilepit në lagjet Tre Akacie me të cilën është përfshirë bimësia e ulët. sa/
Foto: MIA