• e hënë, 23 dhjetor 2024

QKQ: Vendi në vit humb 146 milionë metër kub ujë të pijshëm, çmimi më i ulët në Bogovinë, më i lartë në Koçan, mesatarja 27,49 denarë për metër kub

QKQ: Vendi në vit humb 146 milionë metër kub ujë të pijshëm, çmimi më i ulët në Bogovinë, më i lartë në Koçan, mesatarja 27,49 denarë për metër kub

Shkup, 11 korrik 2024 (MIA) - Vendi në vit humb 146 milion metër kub ujë të pijshëm. Pothuajse gjysma e kompanive të ujit operojnë me humbje financiare, ndërsa te pjesa më e madhe e tyre rreth humbjes së ujit është më shumë se 40 për qind, thuhet në hulumtimin e Qendrës për komunikim të qytetarëve.

Si njoftojnë nga Qendra në vend ka 67 furnizues të ujit të pijshëm dhe secili paguan një çmim të ndryshëm për shërbimin e tyre. Pjesa më e madhe e tyre kanë çmime të ndryshme për "amvisëritë" dhe për "konsumatorët e tjerë", gjegjësisht persona juridikë, kompani apo institucione. Sipas hulumtimit për çmimet dhe konsumin në vend, çmimin më të ulët për ujin e konsumuar e paguajnë banorët e Bogovinës, vetëm 7,5 denarë për metër kub të konsumuar, kurse çmimin më të lartë e paguajnë banorët e Koçanit – 48,79 denarë për metër kub, që është 6,5 herë më shumë. Çmimi mesatar i një metër kub ujë të pijshëm në vend është 27,49 denarë. Ndryshe, amvisëritë nga Mavrova paguajnë vetë, 2,6 denarë për metër kub, por edhe 210 denarë fikse mujore, prandaj nuk janë të parët në listë me çmimin më të ulët.

Hulumtimi tregon se pesë komunat e para me çmimet më të ulëta të ujit të pijshëm janë Bogovina, Tearca, Zhelina, Vrapçishti dhe Rosomani. Ndërsa ujin më të shtrenjtë paguajnë katër komuna nga rajoni lindor, Koçan, Dellçevë, Probishtip dhe Berovë, si dhe Sveti Nikolla. Për personat juridik, çmimi për metër kub ujë është më i ulëti për konsumatorët në Zhelinë, 13,42 denarë, ndërsa uji është padyshim më i shtrenjti për kompanitë e Shkupit, deri në 68,10 denarë për metër kub. Konsumatorët e tjerë, mesatarisht paguajnë 45,25 denarë për metër kub ujë të pijshëm që është për 65 për qind më shumë se amvisëritë.

Personat juridik në Zhelinë, Tearcë, Bogovinë, Tetovë dhe Krivogashtan paguajnë çmimin më të ulët, ndërsa çmimin më të lartë për ujin e pijshëm përveç Shkupit, paguajnë edhe Dellçeva, Berova, Nagoriçani i Vjetër dhe Velesi. Ndërsa Nagoriçani i Vjetër plus paguan edhe tarifë fikse prej 87 denarë për çdo faturë mujore për ujë të pijshëm, thuhet në hulumtim.

Në vend ka gjithsej 667.076 amvisëri të regjistruara konsumatore dhe 41.632 konsumatorë të tjerë, pra persona juridikë. Qyteti me numrin më të madh të amvisërive të regjistruara është Shkupi i cili ka 271 mijë amvisëri. Ohri ka mbi 30 mijë amvisëri të regjistruara, ndërsa Prilepi mbi 20 mijë. Qytetet e tjera kanë më pak se 20 mijë amvisëri. 

Shkupi ka regjistruar dhjetë mijë persona juridikë që janë konsumatorë të ujit të pijshëm. Në Tetovë dhe Manastir ka më shumë se tre mijë konsumatorë dhe në Kumanovë rreth tre mijë. Ohri dhe Prilepi kanë rreth dy mijë konsumatorë të tjerë, ndërsa mes një mijë deri dhe një mijë e 500 kanë Strumica, Struga, Kavadari dhe Shtipi.

Siç njoftoi QKQ-ja në vend prodhimi vjetor i ujit është 245 milionë metër kub ujë dhe humbet më shumë se gjysma, pra rreth 60 për qind ose 146 milionë metër kub ujë. Uji i pijshëm më së shumti humbet në Shkup, deri në 63 milionë metër kub në vit. Kjo është 43 për qind e të gjithë ujit të humbur në vend. Po ashtu, shumë ujë humbin edhe qytetet si Gostivari, Tetova dhe Kërçova. Më racionalet në këtë drejtim, pra me humbjet më të vogla absolute të ujit të pijshëm, janë Mogila, Zhelina, Çashka, Konçe dhe Nagoriçani i Vjetër. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR