Qitje artilerie me rastin e Ditës së Armatës
- Me rastin e Ditës së Armatës - 18 Gusht, në orën 19:00, në kazermën e Shkupit "Ilinden" do të bëhet qitje artilerie nderi me shkrepjen e 10 togave nga armët artilerike të batalionit artilerik të Armatës.
- Post By Sara Ademi
- 09:30, 17 gusht, 2024

Shkup, 17 gusht 2024 (MIA) - Me rastin e Ditës së Armatës - 18 Gusht, në orën 19:00, në kazermën e Shkupit "Ilinden" do të bëhet qitje artilerie nderi me shkrepjen e 10 togave nga armët artilerike të batalionit artilerik të Armatës.
Siç informon Ministria e Mbrojtjes, paraprakisht në orët e pasdites ose pas orës 18:00 do të bëhet qitja provë e artilerisë me një togë nga armët artilerike. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s