• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qindra të arrestuar në protestë në Jerevan për shkak të demarkacionit me Azerbejxhanin

Qindra të arrestuar në protestë në Jerevan për shkak të demarkacionit me Azerbejxhanin

Jerevan, 25 prill 2024 (MIA) - Policia armene arrestoi qindra demonstrantë të cilët e bllokuan komunikacionin në Jerevan për shkak të marrëveshjes me të cilën kryeministri armen Nikoll Pashinjan u pajtua të shkëpusë disa zona kufitare për Azerberjxhanin fqinj.

Mediat britanike raportojnë se policia shpërndau me forcë protestuesit duke bllokuar trafikun në qendër të qytetit pasi më parë ata kishin refuzuar urdhrat për t'u shpërndarë.

Në një takim të përfaqësuesve të Bakusë dhe Jerevanit më 19 prill, u arrit një marrëveshje paraprake për demarkacionin pranë tetë fshatrave kufitare.

Të martën është vendosur pika e parë kufitare në kufirin mes Azerbajxhanit dhe Armenisë, në përputhje me marrëveshjet për përcaktimin e kufirit shtetëror. Kalimi u vendos në kuadër të punës për përcaktimin e koordinatave bazuar në matjet gjeodezike të sipërfaqes, njoftoi agjencia Azertas, duke iu referuar zyrës së zëvendëskryeministrit të Azerbajxhanit, Shahin Mustafaev. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR