• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Qeveria: Të gjithë shtetasit e regjistruar të Maqedonisë janë evakuuar nga Izraeli me fluturim çarter

Qeveria: Të gjithë shtetasit e regjistruar të Maqedonisë janë evakuuar nga Izraeli me fluturim çarter

Shkup, 14 tetor 2023 (MIA) - Me fluturimin çarter të organizuar dhe paguar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në linjën Tel Aviv – Shkup, gjatë ditës së djeshme, të gjithë qytetarët e mbetur të Republikës së Maqedonisë së Veriut që kërkuan ndihmë të largohen nga Izraeli dhe të kthehen në vend u evakuuan me sukses, njoftoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.

Shpenzimet financiare për transportin e shtetasve të evakuuar, sipas vendimit të Qeverisë, mbulohen nga rezervat e buxhetit të shtetit.

"Fluturimi çarter falas për të gjithë pasagjerët që udhëtojnë në linjën Tel Aviv - Shkup është realizuar në bashkëpunim me "Air Serbia", dhe atë në kushte të fluturimeve të anuluara dhe komunikacion ajror plotësisht të bllokuar për dhe nga Izraeli. Duke pasur parasysh aktivitetet e vazhdueshme luftarake në disa zona në Izrael gjatë javës së kaluar, përpjekjet e mëparshme për të siguruar një fluturim nga Tel Avivi kanë qenë të pasuksesshme, duke pasur parasysh se asnjë kompani nga rajoni nuk ka qenë në gjendje të sigurojë një fluturim të besueshëm dhe të sigurt dhe t'i përgjigjet kërkesave të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut", thuhet në kumtesë.

Nga Qeveria theksojnë se me iniciativën e kryeministrit Dimitar Kovacevski dhe në kontakt të drejtpërdrejtë me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, është gjetur zgjidhja e sfidës së ofrimit të fluturimeve çarter për qytetarët e rajonit. Me fluturimin e djeshëm, të cilin e organizoi dhe e pagoi Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përveç faktit që edhe 67 qytetarët tanë të mbetur që kërkuan ndihmë mbërritën në Shkup, me të njëjtin fluturim, Qeveria e Republikës së Maqedonia e Veriut doli dhe siguroi transferimin e shtatë shtetasve shqiptarë, shtatë malazezë dhe tre bullgarë.

"Ambasada në Tel Aviv ka qenë në kontakt me qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut që nga fillimi i krizës, dhe disa nga qytetarët që përfunduan në Izrael tashmë janë kthyer në vend në disa mënyra, duke përfshirë edhe me fluturime speciale të vendeve mike të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut po ndjek me vëmendje zhvillimet në Izrael përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila është në kontakt të rregullt me ​​Ambasadën e Maqedonisë në Tel Aviv, thuhet në informacion. sa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR