• e shtunë, 23 nëntor 2024

Qeveria sllovene ka miratuar një ligj për digjitalizimin e kujdesit shëndetësor

Qeveria sllovene ka miratuar një ligj për digjitalizimin e kujdesit shëndetësor

Lubjanë, 8 qershor 2023 (MIA) - Qeveria sllovene miratoi një nga projektligjet e para në kuadër të reformës shëndetësore të planifikuar në vend - ligjin për digjitalizimin e kujdesit shëndetësor, raporton portali slloven 24ur.

Ligji është propozuar nga ministri i Shëndetësisë i Sllovenisë, Daniel Beshiq Loredan. Sipas tij, ligji do të sjellë transparencë digjitale në shëndetësinë sllovene. Ligji pritet të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm.

"Sistemi do të përmirësohet më pas për dy vjet, ndërsa bazuar në përvojën e vendeve evropiane, ne presim zbatimin e plotë nëse jemi të shpejtë dhe të suksesshëm," tha Beshiq Loredan.

Ligji për digjitalizimin e kujdesit shëndetësor do të detyrojë të gjithë profesionistët shëndetësorë që të dërgojnë dosjet mjekësore në një sistem të vetëm informacioni. Pacientët do të kenë qasje të lehtë dhe të shpejtë në të gjithë historinë e tyre mjekësore përmes sistemit dhe do të mund të shohin se kush i ka parë të dhënat e tyre.

“Me përmirësimin do të arrijmë një sistem absolutisht të sigurt, funksional, transparent, digjital”, theksoi Beshiq Loredan.

Reforma shëndetësore në Slloveni, e iniciuar nga qeveria e Robert Golob, parasheh futjen e një sistemi të ri për financimin e kujdesit shëndetësor dhe heqjen e sigurimit shëndetësor suplementar. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR