• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Qeveria: Situata e sigurisë në shtet stabile pa indikacione për çrregullime të mundshme

Qeveria: Situata e sigurisë në shtet stabile pa indikacione për çrregullime të mundshme

Shkup, 24 shtator 2023 (MIA) - Në bazë të informatave të cilat janë ndarë mes shërbimeve zbuluese të sigurimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut si dhe informatat e marra nga shërbimet e aleatëve tanë në Aleancën e NATO-s, ju informojmë se nuk ekzistojnë indikacione të cilat tregojnë prishje të sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, thonë nga Qeveria për MIA-n, lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë.

"Gjendja e sigurisë në shtet, në korelacion me ngjarjet në Kosovë, është stabile, pa kurfarë indikacione për çrregullime të mundshme, të gjitha institucionet e angazhuara për sigurinë janë maksimalisht vigjilente. I dënojmë ngjarjet të cilat ndodhën sot dhe i japim mbështetje të plotë KFOR-it për të gjitha aktivitetet e ardhshme të cilat janë në drejtim të garantimit të paqes dhe stabilitetit në Kosovë dhe rajon", thonë nga Qeveria.

Nga Qeveria bëjnë thirrje "për vazhdim të dialogut dhe zgjidhje të të gjitha çështjeve të hapura në mënyrë të qetë dhe demokratike, dhe në funksion të përparimit, të ardhmes më të mirë dhe standardit më të mirë jetësor për qytetarët". ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR