• e diel, 08 qershor 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Qeveria: Rritja e pagave në shëndetësi për 5 për qind, pikës së kapitacionit për mjekët amë dhe gjinekologët për 33 për qind, për stomatologët për 23 për qind

Qeveria: Rritja e pagave në shëndetësi për 5 për qind, pikës së kapitacionit për mjekët amë dhe gjinekologët për 33 për qind, për stomatologët për 23 për qind

Shkup, 8 prill 2025 (MIA) -  Qeveria kujdeset njësoj për të gjithë. Reformat në shëndetësi po sjellin rezultate. Më në fund, sistemi shëndetësor në Maqedoni është duke u rivendosur, krahas rikonstruksioneve të shumta në institucionet shëndetësore, e gjitha me qëllim të përmirësimit të kujdesit shëndetësor dhe shërbimit ndaj pacientëve, rriten edhe pagat e punonjësve shëndetësorë, infermierëve që luftojnë pa u lodhur për shëndetin e qytetarëve, njofton shërbimi për shtyp i qeverisë.

Nga buxheti shtetëror janë ndarë 550 milionë denarë nga buxheti i shtetit për rritje të pagave në shëndetësi, theksojnë nga Qeveria. Për vetëm 6 muaj, punëtorët shëndetësorë, infermierët, personeli teknik dhe administrativ morën rritje të dytë prej 5 për qind, duke e rritur pagën e mjekëve për 4.815 denarë, ndërsa të infermierëve për 6.200 denarë. Po ashtu, nga Buxheti janë ndarë rreth 4.5 miliardë denarë për rritjen e pikëve të kapitacionit për mjekët e kujdesit parësor në mjekësi të përgjithshme dhe gjinekologji nga 75 në 100 denarë, ose rritje prej 33 për qind, ndërsa për stomatologji nga 61 në 75 denarë, ose rritje për 23 për qind.

 "Me këtë tregojmë se askush nuk është i harruar dhe nuk lihet jashtë, përkundrazi po bëjmë maksimumin për të përmirësuar dhe mbështetur sistemin shëndetësor dhe për të nxitur motivimin e mjekëve amë. Synimi ynë është që në fund të mandatit të rrisim pagat në shëndetësi për 50 për qind. Po punojmë me përkushtim dhe përgjegjësi, që Maqedonia të jetë sërish e juaja", thuhet në kumtesën e Qeverisë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 


 

QËNDRONI TË LIDHUR