• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qeveria: Pritet që nesër të definohen dispozitat ligjore përfundimtare për furnizim të ilaçit “Trikafta”

Qeveria: Pritet që nesër të definohen dispozitat ligjore përfundimtare për furnizim të ilaçit “Trikafta”

Shkup, 16 shkurt 2023 (MIA) - Qeveria informon se pritet nesër grupi punues të përcaktojë draft dispozitat ligjore, me të cilat shteti do të mund përmes negociatave të drejtpërdrejta me prodhuesin e ilaçit të sigurojë terapinë e nevojshme dhe t'i sigurojë pacientët të cilët vuajnë nga fibroza cistike me ilaçin “Trikafta”.

Nga shërbimi për shtyp i qeverisë informojnë se procesi është në fazën përfundimtare pas mbledhjes së sotme të punës në Qeveri, ku morën pjesë ekspertët këshilltarë të kryeministrit, përfaqësues të Fondit të sigurimit shëndetësorë të RMV-së, Klinikës për Sëmundje të Fëmijëve, Ministrisë së Shëndetësisë, nga industria farmaceutike si dhe nga Asociacioni i Fibrozës Cistike, anëtarët dhanë mendimin dhe kontributin e tyre në lidhje me ndryshimet e propozuara në zgjidhjet e nevojshme ligjore që rregullojnë dhe mundësojnë planifikimin sistemor dhe zgjidhjen sistemore për pacientët me fibrozë cistike.

Në takim, së bashku me Asociacionin e fibrozës cistike, u diskutua për Programin trevjeçar për pacientët me fibrozë cistike, i cili do të sigurojë parashikueshmëri buxhetore dhe planifikim të duhur të prokurimit, me çka, theksojnë nga Qeveria, sigurohet siguri për pacientët në të ardhmen. Zgjidhja e diskutuar është sipas standardeve evropiane të përcaktuara për këtë lloj mjekimi dhe trajtimi të sëmundjes", theksojnë nga Qeveria.

Nga aty thonë se diskutimi për ndryshimet në zgjidhjet ligjore po zhvillohet paralelisht me prokurimin e ilaçit për pacientët më kritikë që vuajnë nga fibroza cistike, për të cilin qëllimi Fondi i Shëndetësisë ka miratuar mbi 2.2 milionë euro javën e kaluar.

"Në bashkëpunim me të gjitha institucionet përkatëse, të gjitha procedurat janë kryer në kohën më të shkurtër të mundshme, të cilat mundësojnë prokurimin pa probleme të menjëhershëm të ilaçit "Trikafta", ndërsa dërgesa e ilaçit për këta pacientë pritet të kryhet nga furnizuesi, në periudhën më të shpejtë të mundshme, jo më shumë se 30 ditë, sipas procedurave të punës së prodhuesit dhe furnizuesit, ndërsa në lidhje me specifikat e vetë ilaçit", informojnë nga Qeveria. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR