• e martë, 24 dhjetor 2024

Qeveria: Prej nesër vazhdon mësimi i rregullt për të gjithë nxënësit e SH.F. “Todor Janev” në Çashkë

Qeveria: Prej nesër vazhdon mësimi i rregullt për të gjithë nxënësit e SH.F. “Todor Janev” në Çashkë

Shkup, 13 shkurt 2024 (MIA) - Në shkollën fillore "Todor Janev" në Komunën e Çashkës është gjetur zgjidhje për vazhdimin e procesit arsimor-edukativ për të gjithë nxënësit, edhe atë në gjuhën e tyre amtare. Nxënësit prej nesër i kthehen procesit mësimor, informojnë nga pres shërbimi i Qeverisë.

Mësimi për të gjithë nxënësit e kësaj shkolle do të zhvillohet përkohësisht në objektin ekzistues, gjegjësisht deri në fund të vitit shkollor dhe sipas programeve të përshtatura për të përvetësuar materialin që është lëshuar për shkak të mos mbajtjes së orëve në periudhën e kaluar.

Vendimi është marrë nën patronazhin e kryeministrit Talat Xhaferi, në koordinim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, dhe me pjesëmarrjen e deputetëve të të gjitha partive politike, përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale dhe palëve të interesuara

"Zgjidhja  e këtij problem të madh, që në formë të marrëveshjes është nënshkruar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, kryetari i Komunës së Çashkës dhe drejtorit të shkollës, parashikon rikthimin e kompetencave të kryetarit të komunës në menaxhimin e shkollës nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, si dhe ndërtimin e objektit të ri shkollor, si zgjidhje e përhershme e sfidës që vuri në pikëpyetje arsimimin e nxënësve të kësaj komune në gjuhën amtare", thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Siç informojnë, ndërtimi i objektit do të jetë përgjegjësi e përbashkët e Ministrisë dhe Komunës.  Çashka do të nisë një iniciativë për themelimin e një subjekti të ri juridik, do të sigurojë lokacionin dhe dokumentacionin e plotë urbanistik dhe të planit, ndërsa Ministria e Arsimit  dhe Shkencës do të sigurojë mjete financiare dhe do e realizojë projektin e infrastrukturës. Shkolla e re duhet të ndërtohet deri në fund të vitit aktual kalendarik. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR