• e premte, 05 dhjetor 2025

Qeveria: Për vitin e ardhshëm shkollor 2025/2026 do të ndahen 1570 bursa për nxënësit në arsimin dual, numri më i madh deri tani

Qeveria: Për vitin e ardhshëm shkollor 2025/2026 do të ndahen 1570 bursa për nxënësit në arsimin dual, numri më i madh deri tani

Shkup, 16 qershor 2025 (MIA) - Përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për vitin e ardhshëm shkollor 2025/2026 do të ndahen numri më i madh i bursave për arsimin dual deri më tani, përkatësisht 1570 bursa për nxënësit që do të regjistrohen në paralelet duale në shkollat e mesme profesionale, njoftoi shërbimi për mediat i Qeverisë.

"Për atë se po investojmë në arsimin e dual dhe po i stimulojmë edhe kompanitë për përfshirje më të madhe të tyre, tregon edhe fakti që mbi 550 kompani këtë vit drejtpërdrejt do të përfshihen në trajnimin praktik të nxënësve që do të regjistrohen në paralelet duale", thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Po ashtu, siç theksohet, kjo do të thotë që nxënësit, pas përfundimit të shkollës së mesme profesionale, do të kenë më shumë mundësi për punësim të shpejtë, kryesisht në kompanitë ku kanë ndjekur praktikën, ose të vazhdojnë arsimin në disa nga universitetet e vendit.

"Prioriteti ynë është të rrisim punësimin e të rinjve dhe të krijojmë kuadro të kualifikuar me aftësi dhe kompetenca që u nevojiten kompanive, ndërsa në këtë mënyrë do të mundësojmë që të rinjtë ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendin e vet", thonë nga Qeveria. 

Si Qeveri, fokusi ynë janë reformat në arsim për një proces arsimor më të mirë dhe më cilësor. qa/

Foto: Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR