• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qeveria: Nuk është emëruar u.d. zëvendësdrejtor në INP Idrizovë

Qeveria: Nuk është emëruar u.d. zëvendësdrejtor në INP Idrizovë

Shkup, 27 korrik 2024 (MIA) - Qeveria sot njoftoi se nuk është emëruar u.d. zëvendësdrejtor në INP Idrizovë dhe kërkon që LSDM të mos përhapë dezinformata në publik. 

"Ka pasur propozim të tillë për emërimin e u.d. zëvendësdrejtor në INP Idrizovë, por pas kontrolleve shtesë ai nuk është pranuar", thonë nga Qeveria.

Shtojnë se personi të cilin LSDM e ka përmendur në konferencë për media nuk do të jetë në atë funksion, dhe do të ketë emërim të ri në këtë pozitë në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë. 

"Sa i përket drejtorit të burgut në Prilep, për çdo individ ekziston prezumimi i pafajësisë, ekzistimi i kallëzimit penal pa aktgjykim të formës së prerë nuk është garanci për vepër të kryer", thuhet në kumtesën e sotme nga shërbimi për shtyp i qeverisë.

Nga Qeveria bëjnë thirrje që LSDM të mos spekulojë dhe ta dezinformojë publikun. 

LSDM-ja sot më parë në një konferencë për media thoshte se një kriminel i dënuar i cili katër vite kishte vuajtur dënim me burg është emëruar u.d. drejtor në burgun Idrizovë, departamenti Veles, si dhe se një persona i cili ka kallëzim penal për "punë të pandërgjegjshme" është emëruar u.d. drejtor i burgut në Prilep. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR