• e premte, 20 dhjetor 2024

Qeveria: Ngrihen rrogat e personave të zgjedhur dhe emëruar, fillon pagesa e K15 për të punësuarit në administratë

Qeveria: Ngrihen rrogat e personave të zgjedhur dhe emëruar, fillon pagesa e K15 për të punësuarit në administratë

Shkup, 10 dhjetor 2024 (MIA) - Qeveria sot në mbledhje solli disa vendime, mes të cilave se nuk do të rriten rrogat e personave të zgjedhur dhe të emëruar, gjykatësve, anëtarëve të Këshillit gjyqësor dhe prokurorëve publik.

Kryeministri Hristian Mickoski përmes Fejsbukut kumtoi se rrogat e këtyre personave do të ngrihen përmes intervenimit të koeficientëve për përllogaritje të rrogave.

Për atë qëllim janë angazhuar Ministria e Ekonomisë dhe Punës dhe Ministria e Drejtësisë të parashtrojnë ndryshime dhe plotësime të ligjeve me çka do të bëhet ulja e koeficientëve të caktuar për përllogaritje të rrogave.

"Vendimet aktuale ligjore parashohin rritje të rrogave të personave të zgjedhur dhe të emëruar, por Qeveria me qëllim që ta mbrojë interesin publik dhe të mos ketë implikime të tjera fiskale ndaj Buxhetit solli vendim me të cilin do të bëhet ndryshimi dhe plotësimi i ligjeve ku nuk do të rrezikohet dhe përkeqësohet gjendja e perosnave të zgjehdur dhe të emëruar. Përkatësisht premtuam se një gjë është e sigurt dhe atë e përmbushim, rritje të rrogave të personave të zgjedhur dhe të emëruar nuk do të ketë. Me këtë ngrirje e ulim atë përqindje nga viti në vit, me qëllim që të vijmë deri te prëqindja e barabartë me zero", kumtoi zëdhënësja e Qeverisë, maria Miteva.

Në mbledhjen e sotme është sjellë edhe vendimi që të fillojë pagesa e K15 për të gjithë të punësuarit në administratë për çka janë siguruar rreth një miliardë denarë në bilancin e buxhetit.

Është sjellë edhe vendimi me të cilin u rekomandohet të gjitha organeve të administratës shtetërore të mos kryejnë pagesë të rrogës së 13-të, me qëllim që të mos shkaktohen implimime shtesë ndaj Buxhetit. ab/

Fotо: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR