Qeveria: MPB-ja në bashkëpunim me inspektoratet kompetente do të kryejë mbikëqyrje inspektuese në Qytetin e Shkupit dhe Higjienën Komunale
- - Qeveria i ka obliguar Ministrinë e Punëve të Brendshme, në koordinim me Inspektoratin Shtetëror Komunal, Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit Jetësor, Inspektoratin Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe Institutin e Shëndetit Publik, të kryejë inspektim të jashtëzakonshëm në Qytetin e Shkupit dhe Higjienën Komunale me qëllim përcaktimin e situatës me mbeturinat në kryeqytet dhe marrjen e masave përkatëse.
- Post By Fitore Curri
- 15:07, 21 tetor, 2025
Shkup, 21 tetor 2025 (MIA) - Qeveria i ka obliguar Ministrinë e Punëve të Brendshme, në koordinim me Inspektoratin Shtetëror Komunal, Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit Jetësor, Inspektoratin Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe Institutin e Shëndetit Publik, të kryejë inspektim të jashtëzakonshëm në Qytetin e Shkupit dhe Higjienën Komunale me qëllim përcaktimin e situatës me mbeturinat në kryeqytet dhe marrjen e masave përkatëse.
"Situata është alarmante dhe megjithëse kompetenca është e Qytetit të Shkupit, për shkak të mosveprimit të vazhdueshëm, i bëjmë thirrje institucioneve të veprojnë menjëherë sipas konkluzave të Qeverisë", bëhet e ditur në kumtesën e dërguar nga shërbimi për informim i Qeverisë.
Siç informojnë nga aty, në seancën e sotme të Qeverisë i ka obliguar Ministrinë e Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me institucionet kompetente, dhe Inspektoratin e Qytetit të Shkupit, që të veprojnë në përputhje me kompetencat e tyre ligjore dhe të hetojnë punën e Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup dhe kryetarit të Qytetit të Shkupit në lidhje me mosmbledhjen e mbeturinave komunale. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s