• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qeveria merr vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës për pjesëmarrje në stërvitjen “Saber Junction 23”

Qeveria merr vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës për pjesëmarrje në stërvitjen “Saber Junction 23”

Shkup, 1 gusht 2023 (MIA) - Qeveria në seancën e sotme me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes ka marrë vendim për dërgimin e pjesëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën Federale të Gjermanisë për pjesëmarrje në stërvitjen “Saber Junction 23”.

Kjo stërvitje, sipas sqarimit të Ministrisë së Mbrojtjes organizohet nga Forcat e armatosura të SHBA-së dhe përveç pjesëtarëve të Forcave të armatosura të SHBA-së do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga disa vende anëtare të NATO-s dhe vende të partneritetit për paqe.

Qëllimi është ndarja e njohurive dhe shkëmbimi i përvojave të cilat janë të nevojshme për personelin e Armatës për kryerjen e operacioneve multinacionale.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR