• e premte, 05 dhjetor 2025

Qeveria miratoi propozimin për ndryshime të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor

Qeveria miratoi propozimin për ndryshime të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor

Shkup, 22 korrik 2025 (MIA) - Në seancën e sotme, Qeveria miratoi propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor, që do të rezultojë me rritje të pensioneve, njoftoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi më herët sot në një konferencë për shtyp se Qeveria do të shqyrtojë sot projektligjin për rritjen lineare të pensioneve, i cili më pas do t'i dërgohet Kuvendit.

Вработените во управата и правосудството вчера два часа ја прекинаа работата, а истото ќе го сторат и денес. За понеделник генерален штрајк најавија и вработените во образованието, науката и

"Presim një rritje lineare të pensioneve, kjo është ajo që pensionistët kërkojnë nga Qeveria - ajo përqindje që duhet të rritet të shpërndahet linearisht tek të gjithë përfituesit e pensioneve", tha Mickoski.

Ai shtoi se pret që Kuvendi ta miratojë ligjin para se të shpallen zgjedhjet lokale.

"Sot, në një seancë të Qeverisë, duhet të miratohet një propozim-zgjidhje ligjore dhe menjëherë të dërgohet në Kuvend. Pres që Kuvendii ta votojë pozitivisht atë para se të shpallen zgjedhjet lokale", tha kryeministri Mickoski më herët sot. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR