• e premte, 05 dhjetor 2025

Qeveria: LSDM e gënjen opinionin, faturat nga shërbimet e bufeve që i paguajnë të punësuarit i paraqet si shpenzime për drekat e ministrave

Qeveria: LSDM e gënjen opinionin, faturat nga shërbimet e bufeve që i paguajnë të punësuarit i paraqet si shpenzime për drekat e ministrave

Shkup, 1 maj 2025

Të nderuar,

Qeveria i mohon plotësisht pohimet e rreme dhe manipuluese të partisë LSDM.

Shërbimet e restoranteve të bufeve paraqiten si shpenzime për drekat e ministrave.

Këto nuk janë shpenzime të ministrit Ljutkov, e as të ministrit Mucunski apo ndonjë ministri tjetër qeveritar, por shpenzime për bufetë që funksionojnë brenda ministrive, të cilat i përdorin dhe i paguajnë edhe të punësuarit që paguajnë për shërbimet. Përndryshe, në kohën e LSDM-së, operator i këtyre shërbimeve ishte kompania famoze nga Strumica, “Koncept”.

Kohërat kur ministrat e asaj partie shpenzonin grumbuj parash për luks të shtrenjtë dhe kur ministrat udhëtonin me avionin qeveritar deri në Nish ose Selanik për shopping kanë përfunduar.

Apelojmë që me shumë kujdes të merren lajmet e rreme të prodhuara nga partia e njohur për dezinformim. Është e qartë se LSDM ka zgjedhur të vazhdojë me sjelljen e saj jokonstruktive, të paaftë dhe të papërshtatshme.

Me respekt,

Sektori për Marrëdhëniet me Publikun
Sekretariati i Përgjithshëm

________________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR