• e diel, 22 dhjetor 2024

Qeveria ka vendosur të ndalet të vlejë rekomandimi për punë të shitoreve, stendave dhe kioskave më 7 dhe 8 janar

Qeveria ka vendosur të ndalet të vlejë rekomandimi për punë të shitoreve, stendave dhe kioskave më 7 dhe 8 janar

Shkup, 4 janar (MIA) - Qeveria në seancën e sotme ka vendosur të ndalet të vlejë rekomandimi për funksionimin e shitoreve, stendave dhe kioskave që bëjnë tregti me pakicë gjatë festave të Krishtlindjeve me datë 7 dhe 8 janar 2024.

"Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njoftoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 216-të ka ndryshuar rekomandimin për punë të dielën dhe në kohën e festave të Krishtlindjeve në tregtinë me pakicë.  Përkatësisht, Qeveria e shqyrtoi dhe ka pranuar udhëzimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale se 7 janari (e diel) dhe 8 janari (e hënë) janë ditë jo pune, në përputhje me Ligjin për festat në Republikën e Maqedonisë së Veriut", thuhet në njoftimin e sotëm të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Rekomandimi i miratuar në seancën e 214-të të Qeverisë parashikonte që gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, gjegjësisht më 31 dhjetor 2023 dhe 1 janar 2024 dhe 7 janar dhe 8 janar 20bsh/24, të punojnë shitoret, stendat dhe kioskat që tregtojnë me pakicë. Propozues ishte Ministria e Ekonomisë. Siç informoi në atë kohë shërbimi për shtyp i Qeverisë, qëllimi i këtij rekomandimi ishte plotësimi i nevojave të qytetarëve gjatë festave të fundvitit, veçanërisht në qytetet e vogla dhe vendet ku nuk ka qendra të mëdha tregtare. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR