• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qeveria ka dhënë dritë të gjelbër për një pjesë të ligjeve për pagesën e pagave në sektorin publik në përputhje me MPK.

Qeveria ka dhënë dritë të gjelbër për një pjesë të ligjeve për pagesën e pagave në sektorin publik në përputhje me MPK.

Shkup, 28 nëntor 2023 (MIA)  - Kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën për shtyp bëri të ditur se një pjesë e ligjeve të nevojshme për harmonizimin me Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive që të krijohen kushte për pagesat në këtë bazë në sektorin publik sot janë miratuar në seancën e Qeverisë  dhe se në seancën e ardhshme qeveritare do të harmonizohen edhe tre ligjet e mbetura.

Në pyetjen e gazetarëve nëse administratorët do të kenë rritje të pagave në bazë të respektimit të harmonizimit me MPK-në  dhe me rritjen e pagës minimale, Kovaçevski kujtoi se rritja e pagave në sektorin publik për 10 për qind në përputhje me Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive është e rregulluar, dhe paratë tashmë janë në llogaritë e punëtorëve, si dhe është bërë e mundur pagesa e K-15 në vlerë prej 10 mijë denarë. 

"Në të njëjtën kohë nga viti i ardhshëm kemi paraparë rritje të K-15 për 30 për qind nga paga mesatare që do të thotë se do të jetë mbi 10 mijë denarë", tha Kovaçevski. 

 Në lidhje me pagën minimale, shtoi, korrigjohet në përputhje me ligjin dhe më pas harmonizohen të gjitha pagat, ndërsa në pjeësn e marrëveshjeve kolektive, ashtu që  vlejnë ashtu vijojnë rritjet siç i rregullon punëdhënësi. Atë që shteti e ka si detyrim është harmonizimi i rregullativës ligjore, në ligjet që i referohen pagesës së pagave të të punësuarve në sektorin publik të harmonizohen me Marrëveshjen Kolektive. Sot një pjesë e atyre ligjeve kaluan dhe do të shkojnë procedurë parlamentare, ndërsa në seancën e ardhshme të Qeverisë  do të harmonizohen edhe tre ligjet e mbetura dhe do të shkojnë në procedurë parlamentare me qëllim që t'u mundësohet institucioneve dhe veçanërisht atyre që punojnë në sektorët për financa dhe kontabilitet me kohë dhe në mënyrë më të thjeshtë  t'i paguajnë pagat dhe në përputhje me marrëveshjen kolektive dhe në përputhje me pagat", tha Kovaçevski.

 Lidhur me atë nëse masat antikrizë mbështeten nga odat ekonomike, ministri i Financave Fatmir Besimi tha se Qeveria është në komunikim të vazhdueshëm me odat ekonomike.

"Disa herë është komunikuar dhe janë projektuar sipas bashkëpunimit të deritanishëm me ta,  në lidhje me atë  nëse për efikasitetin energjetik, nëse janë për digjitalizim, investim, likuiditet, ashtu që ato masa për ekonominë tashmë kanë komunikuar me ta në disa takime", deklaroi Besimi. 

Foto: MIA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR