• e diel, 24 nëntor 2024

Qeveria i konfirmoi dhe i dërgoi në Kuvend ndryshimet e Ligjit për masat restriktive

Qeveria i konfirmoi dhe i dërgoi në Kuvend ndryshimet e Ligjit për masat restriktive

Shkup, 6 shkurt 2024 (MIA) - Qeveria i konfirmoi dhe i dërgoi në Kuvend, ndryshimet e Ligjit për masat restriktive, me të cilat zgjerohen qëllimet e ligjit, dhe shtohet edhe "lufta kundër korrupsionit, keqpërdorimi i detyrës zyrtare dhe kërcënimet hibride ndaj shtetit", zgjerohet baza me shtimin e akteve juridike të SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe zgjerohen instrumentet me dy masa të përkohshme për sigurim - ndalesë për kandidim dhe ushtrim të funksionit publik dhe pjesëmarrje në furnizime publike për persona juridik.

Ligji për maasat restriktive, siç sqaroi sot në konferencën për shtyp ministri i Punëve të Jashtme, Bujar osmani, është nën kompetenca të MPJ-së dhe ka për qëllim definimin e mënbyrave të vendosjes, ndryshimit dhe ndërprerjes së masave restriktive.

Вицепремиерот за европски прашања Бујар Османи денеска на својот Фејсбук профил напиша дека одлучил да не присуствува на состанокот на Советот за безбедност и да се изолира до вторник бидејќи

Përmes këtij ligji, siç tha Osmani, Qeveria arriti harmonizim njëqind për qind me politikën evropiane të jashtme dhe të sigurisë, megjithatë vendimi ekzistues ligjor ishte i kufizuar në disa gjëra.

"Me ndryshimet e Ligjit, që sot i konfirmuam në Qeveri, së pari e zgjeruam bazën. Nuk janë vetëm rezolutat e Këshillit të Sigurimit dhe aktet juridike të BE-së, por edhe aktet juridike të SHBA-së dhe aktet juridike të Mbretërisë së Bashkuar janë bazë për vendosje të masave restriktive nga ana e Qeverisë dhe në raport me korurpsionin, keqpërdorimin e pozitës zyrtare, si dhe kërcënimeve hibride", deklaroi Osmani.

Me ndryshimet, shtohet edhe spektri i masave restriktive, të cilat parashihen me zgjidhjen ekzistuese ligjore.

"Nga ndalesat e kaluara për hyrje, embargo, masa financiare, shtojmë edhe dy masa të përkohshme për siguri", theksoi Osmani.

Lidhur me dilemat nëse Qeveria mund të vendosë masa restriktive, para miratimit të vendimit fuqiplotë gjyqësor, Osmani theksoi se i tërë harmonizimi është bërë me Ministrinë e Drejtësisë dhe Sekretariatin për legjislacion.

"Pas informatës se ka akt juridik nga SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, BE-ja, propozuesi, ai është MPJ, Prokuroria publike dhe agjencitë e tjera për siguri nacionale dhe hetime financiare kanë mundësi të propozojnë në Qeveri miratim të masave restriktive. Pas miratimit të masave restriktive Qeveria inicon detyrimisht në PP, përkatësisht e detyron propozuesin t'i mbledhë të gjitha informatat dhe faktet të cilat mund t'i sigurojë dhe parashtrojë në PP, e cila është e obliguar menjëherë të hapë procedurë në pajtim me Ligjin për procedurë penale", deklaroi Osmani.

Në pajtim me këtë Ligj, theksoi Osmani, prokurori publik është i obliguar në Gjykatë të kërkojë menjëherë massa të përkohshme për siguri.

"Gjykata mund të sjellë vendim të tillë me kërkesë të PP-së, nëse janë përmbushur kushtet për atë, përkatësisht ka të ngritur aktakuzë, është pranuar aktakuza dhe me kërkesë të prokurorit publik të aktivizohen këto dy mekanizma Gjykata mund të sjellë apo jo masë të përkohshme, gjithnjë deri në vendimin e plotfuqishëm gjyqësor. Tjetër është ndalesa për kandidim dhe ushtrim të funksionit publik dhe krejt tjetër, nëse bëhet fjalë për subjekte juridike ndalohet edhe pjesëmarrja në veprime në të cialt janë të përfshira paratë, siç janë furnizimet publike, koncesionet, partneritetet publiko-private dhe të gjitha aspektet në të cialt janë të përfshira fondet publike", tha Osmani.

Plotësisht, theksoi Osmani, do të nevojitet edhe adaptim i ligjeve të tjera në pajtim me të gjitha aspekzet që i regullon ky ligj. Sipas Osmanit, në procedurë të shkurtë, do të duhet të adaptohen edhe Ligji për procedurë penale dhe Ligji për furnizime publike.

Lidhur me letrën nga Ministria e Drejtësisë me të cilën u bëhej vërejtje disa kundërshtive të caktuara me Kushtetutën dhe konventat evropiane të të drejtave të njeriut, Osmani tha se ajo i referohej draftit të parë të MPJ-së, parashtruar për mendim dhe se prej atëherë ligji ka pësuar disa ndryhime para se t'i dërgohej Kuvendit.

"Këtu janë marrë parasysh të gjitha vërejtjet nga Ministria e Drejtësisë me qëllim që të sigurohet mënyra në të silën funksionon sistemi ynë juridik. Që këtu edhe mendimi i Drejtësisë sot ishte pozitiv edhe i të gjitha institucioneve të tjera dhe prandaj teksti i njejtë i ligjit sërish kthehet në Kuvend", sqaroi Osmani. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR