Qeveria i hodhi poshtë si spekulime dhe të pavërteta pretendimet e LSDM-së dhe BDI-së për punën e MMJPH-së
- Qeveria ka bërë të ditur se ka kontrolluar dhe hedhur poshtë si të pasakta pretendimet e LSDM-së dhe BDI-së lidhur me punën e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
- Post By Fami Bajrami
- 15:30, 25 shkurt, 2025

Shkup, 25 shkurt 2025 (MIA) - Qeveria ka bërë të ditur se ka kontrolluar dhe hedhur poshtë si të pasakta pretendimet e LSDM-së dhe BDI-së lidhur me punën e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
"Qeveria ka kontrolluar dhe për këtë arsye i hedh poshtë spekulimet dhe pretendimet si të pasakta nga LSDM-ja dhe BDI-ja në lidhje me punën e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Mbikëqyrja inspektuese e kryer nga Inspektorati administrativ i referohet aspekteve të funksionimit arkivor dhe nuk ka konstatuar ndonjë sjellje të paligjshme. Kjo praktikë e punës administrative është themeluar në vitin 2017 dhe është aplikuar në vazhdimësi nën udhëheqjen e ministrave të LSDM-së dhe BDI-së në qeverinë e kaluar. Nëse sipas logjikës së Kuzevskës ajo është shkelje e ligjit, atëherë do të thotë se ligji është shkelur nga Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së", qëndron në kumtesën Pres shërbimit qeveritar.
Njëherësh, shtohet se Qeveria mbetet e përkushtuar për transparencë dhe fton të gjitha palët e interesuara që të mbykëqirin dokumentacionin për informim të plotë dhe të saktë të publikut siç dhe bënë thirrje Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.
"Mbetemi të përkushtuar për punë ligjore dhe profesionale në interes të qytetarëve", theksojnë nga Qeveria.
Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska më herët sot i ka dorëzuar dokumentet në Qeveri kryeministrit Hristijan Mickoski lidhur me pretendimet e tyre për dyshimet se ka korrupsion dhe parregullsi në punën e zëvendëskryeministrit të parë Izet Mexhiti. Ajo para asaj ka paraqitur dokumente sipas të cilave kinse në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në kundërshtim me ligjet dhe procedurat administrative, lihet dyshim për korrupsion dhe ryshfet. Në një deklaratë për media para dorëzimit të dokumenteve, ajo tha se partia pret që kryeministri t'i shqyrtojë sa më shpejt dhe t'u bëjë thirrje institucioneve kompetente që të reagojnë.
Njëherësh deklaratë për media ka dhënë edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor Mexhiti i cili dërgimin e dokumenteve në Qeveri e ka vlerësuar si tentim të LSDM-së opozitare për të vazhduar këtë histori dhe ka thënë se puna administrative apo arkivore nuk mund të paraqitet si skandal i madh. Ai pas saj pati vërejtje se akuza të tilla i ka bërë BDI-ja, ndërsa tani edhe LSDM-ja, të cilat sipas tij, ndjekin mendjet e veta dhe shihet se janë të sinkronizuara në sulme.
"Fillimisht u fol për marrjen e ingerencave të Ministrisë së Mjedisit Jetësor, ndërsa kur panë se Inspektorati i cili ishte autonom në kohën e tyre tani është pjesë e ministrisë, si sektor, shkuan në akuzën e dytë se ka vend për abuzime të gjetura në Inspektoratin administrativ. Por, bëhet fjalë për kontroll të rregullt që ka qenë në programin e Inspektoratit administrativ shtetëror. Ata kanë një vërejtje me shënim për ndonjë praktikë të vendosur, jo për kredencialet apo për diçka tjetër”, deklaroi Mexhiti në pyetjen e gazetarëve para fillimit të ngjarjes finale të projektit të binjakëzimit "Forcimi i mëtejshëm i kapaciteteve për zbatimin efektiv të acquis në fushën e ndotjes industriale MK 20 IPA EN 02 22". rq/
Foto: arkivi i MIA-s