• e diel, 22 dhjetor 2024

Qeveria greke planifikon ta mbajë TVSH-në e ulur për trasnportin dhe pakot turistike

Qeveria greke planifikon ta mbajë TVSH-në e ulur për trasnportin dhe pakot turistike

 Athinë, 20 nëntor 2023 (MIA) - Ulja e TVSH-së në Greqi nga 24 në 13 për qind për transportin dhe pakot turstike, të vendosur në peridhën e pandemisë, me siguri dë të mbahet, pasi sipas mediave greke është përfshirë në buxhet për vitin 2024, ka njoftuar korrespodentja e MIA-s nga Athina.

Ulja e TVSH-së ka të bëjë  në biletat për tren, avion, tragete dhe për qarkullimin publik të taksive, si dhe e pakove turistike dhe çmimet në hotele.

Masa e jashtzakonshme është vendosur në vitin 2020 janë në fuqi deri në fund të vitit, megjithatë nga 1 janari, duket se nuk do të ketë ndryshime dhe se çmimet do të mbeten të njejta.

Gjiuthashtu, sipas informacioneve nga mediat greke, TVSH-ja e ulur nëpër kafene do të vazhdojë edhe për gjashtë muaj, deri në mesin e vitit 2024, ndërsa megjithatë nga 13 në 24 do tërritet taksa e vlerës së shtuar për pijet joalkoolike nëpër kafene dhe restorante. 

Vendimet e Qeverisë greke zyrtarishet do të jenë të përfshira në buxhetin e vitit të ardhshëm, i cili pritet të dorëzohet nesër në Kuvendin e Greqisë. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR