• e enjte, 04 dhjetor 2025

Qeveria emëron "të besuarin" e saj në  Komunën e Gostivarit, Taravari reagoi: “Kryetari i vetëm është Valbon Limani”

Qeveria emëron

Shkup, 25 nëntor 2025 (MIA) - Qeveria sot ka shpallur emrin e të besuarit e saj si ushtrues detyre të kryetarit të Komunës së Gostivarit, i cili do të drejtojë institucionin deri në përsëritjen e zgjedhjeve më 11 janar. Vendimi shkaktoi reagime të menjëhershme nga Aleanca për Shqiptarët, e cila e cilësoi këtë hap si ndërhyrje të hapur në vullnetin e qytetarëve të Gostivarit, thuhet në kumtesën e Aleancës për shqiptarët, të cilën MIA e publikon në formë integrale.

Kryetari i partisë, Arben Taravari, përmes një reagimi publik, tha se qeveria po tenton të vendosë një “të besuar” të saj në krye të komunës, duke zëvendësuar “të besuarin e popullit”. Ai theksoi se qytetarët tashmë e kanë shprehur qartë vullnetin e tyre dhe se më 11 janar Gostivari “do të flasë edhe më fuqishëm”.

> “Ka ardhur në komunë ‘i besuari’ i Qeverisë për të zëvendësuar të besuarin nga populli. Në 11 Janar Gostivari do të flasë prapë e më fuqishëm, sepse për ne ka vetëm një kryetar – Valbon Limani!”, deklaroi Taravari, duke akuzuar qeverinë për presion politik dhe tentim kontrolli institucional.


Vendimi i qeverisë vjen pas mos arritjes së cenausit të zgjedhjeve në raudin e parë dhe caktimit të datës së re për votim, ndërsa kjo çështje përbën edhe shkelje ligjore pasi Valbon Limani është i zgjedhur ushtrues detyre që para një viti, ndërsa ai këtë pozitë duhet të qëndrojë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri. 

QËNDRONI TË LIDHUR