• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qeveria e Saksonisë së Poshtme apel Sholcit: Zvogëlim të çmimit të rrymës ose do të vijojë kolaps ekonomik

Qeveria e Saksonisë së Poshtme apel Sholcit: Zvogëlim të çmimit të rrymës ose do të vijojë kolaps ekonomik

Berlin, 18 korrik 2023 (MIA) - Autoritetet në krahinën gjermane Saksonia e Poshtme kanë dërguar apel dramatik deri te kancelari federal, Olaf Sholc, duke shprehur brengosje për shkak të kolapsit eventual.

Në letrën e dërguar deri te kancelari Sholc, Qeveria e Saksonisë së Poshtme, së bashku me shoqatat afariste, sindikatat dhe furnizuesit komunalë të energjisë, kërkojnë zvogëlim urgjent të çmimit të energjisë elektrike.

Në të kundërtën, siç njoftojnë, "do të ketë kolaps të plotë ekonomik, i cili nuk mund të sanohet".

"Nëse propozimi nuk pranohet, ekziston rrezik për humbje të mëdha në vendet e punës në vend dhe dështim të plotë të tranzicionit energjetik", thuhet në kërkesën e dërguar në Berlin. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR