• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qeveria e miratoi Strategjinë zhvillimore sektoriale për jurisprudencën 2024 - 2028

Qeveria e miratoi Strategjinë zhvillimore sektoriale për jurisprudencën 2024 - 2028

Shkup, 26 dhjetor 2023 (MIA) - Qeveria në mbledhjen e sotme e miratoi Strategjinë zhvillimore sektoriale për jurisprudencën 2024 - 2028, në drejtim të, siç ceket në kumtesën qeveritare, rritjes së efikasitetit të sistemit të drejtësisë.

Siç kumtoi shërbimi i Qeverisë prë shtyp, Strategjia zhvillimore sektoriale për jurisprudencë 2024 - 2028, sipas propozuesit, Ministrisë së Drejtësisë, është dokument strategjik, i cili ka të bëjë me konstatimin, planifikimin dhe zbatimin e politikave për zhvillim të mëtutjeshëm të sistemit të drejtësisë.

Gjatë përgatitjes së saj prëfundimtare, ceket në kumtesë, janë marrë parasysh mendimet e ekspertëve, si dhe mendimi nga Komisioni evropian.

"Krahas çështjeve të lidhura më ngushtë me gjyqësinë, Strategjia, siç është arsyetuar, parasheh edhe një sërë masash në sfera të tjera të lidhura, të cilat janë të rëndësishme për kryerjen e funksioneve të sistemit të jurisprudencës dhe realizimit efikas të të drejtave të personave fizik dhe juridik para organeve të drejtësisë", informojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp.

Strategjia fokusohet në pesë sfera prioritare kyçe: gjyqësi dhe prokurori publike, kapacitete të institucioneve të posaçme të sistemit të drejtësisë, profesionet individuale dhe shërbimet publike, Gjykata kushtetuese dhe sferat specifike juridike (materja penale dhe civile), që janë relevante për funksionimin e jurisprudencës. ab/

Foto: МIА arkivi/ Qeveria e RMV-së

QËNDRONI TË LIDHUR