• e martë, 24 dhjetor 2024

Qeveria e miratoi Strategjinë nacionale për vreshtari dhe verëra për konkurrencë të rritur në tregje

Qeveria e miratoi Strategjinë nacionale për vreshtari dhe verëra për konkurrencë të rritur në tregje

Shkup, 5 shtator 2023 (MIA) - Qeveria në mbledhjen e sotme të 182-të e miratoi Strategjinë nacionale për vreshtari dhe verëra, për konkurrencë të rritur në tregjet në vend dhe jashtë vendit.

Siç informojnë nga Qeveria, ky dokument strategjik ka për qëllim përmirësimin e indeksit të cilësisë së prodhimit, vendosjen e teknologjive të reja prodhuese dhe qasje bashkëkohore për promovim dhe marketing të prodhimeve finale në dhe jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut në plan afatgjatë.

Nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave sqarojnë se qëllime prioritare në këtë Strategji nacionale për zhvillim të vreshtarisë dhe verërave është rritja për 50 prë qind në litra dhe euro në eksportin e verës në shishe, rritje për 10 për qind e vlerës së verës në euro, vendosje e së paku tre shenjave mbrojtëse gjeografike, minimum 10 për qind nga vera e lëshuar në qarkullim të përmbajë shenjë gjeografike deri në fund të vitit 2033, për minimum 30 për qind ripërtëritje të hardhive dhe rritje për 5 për qind të sipërfaqeve të hardhive dhe katër për qind nga hardhotë të prodhojnë rrush të certifikuar organik për prodhim të verës.

Shfrytëzues të drejtpërdrejtë janë të gjithë faktorët në zinxhirin e vlefshëm të vreshtarisë dhe prodhimit të verës, si vreshtarët, blerësit, përpunuesit, ndërmarrjet logjistike të angazhuara për transport dhe distributorë.

Shfrytëzues jo të drejtpërdrejtë të rezultateve të aktivitetit janë të gjithë faktorët në bujqësi dhe industritë e ngjashme. ab/

Foto: MBPEU

QËNDRONI TË LIDHUR