• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qeveria e miratoi Projektin urbanistik për ndërtime të interesit strategjik të Korridorit rrugor 10d

Qeveria e miratoi Projektin urbanistik për ndërtime të interesit strategjik të Korridorit rrugor 10d

Shkup, 14 nëntor 2023 (MIA) - Qeveria sot e shqyrtoi dhe miratoi Informatën për miratim të Projektit urbanistik për ndërtime të interesit strategjik për ndërtimin e Korridorit rrugor 10d, aksi i autostradës Prilep - Manastir dhe solli Vendim për miratim të këtij Projekti urbanistik.

Lëndë e projektit në këtë fazë, sipas propozuesit, Minsitrisë së Transportit dhe Lidhjeve, është pjesë e trasesë së autostradës Prilep - Manastir në gjatësi prej 29 km, ndërsa gjatësia e përgjithshme e Aksit të autostradës Prilep - Manastir është rreth 40 km. Pjesa tjetër e trasesë do të jetë lëndë e projekteve urbanistike shtesë, kumtoi shërbimi qeveirtar për shtyp. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR