• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Qeveria e miratoi Konceptin për transformim digjital të shoqërisë

Qeveria e miratoi  Konceptin për transformim digjital të shoqërisë
Shkup, 21 mars 2023 (MIA) - Në drejtim tëzbatimit të aktiviteteve për transformim digjital të suksesshëm të shoqërisë, si parakusht për përparim në luftën kundër korrupsionit dhe përforcimi i transparencës dhe menaxhimit të mirë, Qeveria në seancën e sotme e miratoi Konceptin për transformim digjital të shoqërisë.
 
Ky dokument, siç informojnë nga Shërbimi për shtyp i Qeverisë, muajin e kaluar ishte miratuar nga Këshilli Nacional për Transformim Digjital të Shoqërisë, me të cilin udhëheq zëvendëskryeministrja e obliguar për Politika për Qeverisje të Mirë, Sllavica Gërkovska.
 
"Koncepti është një dokument mbështetës që përcakton parimet bazë që duhet të udhëheqin transformimin digjital të të gjitha fushave të shoqërisë, i cili do të arrihet përmes bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë, institucioneve publike, kompanive private, sektorit civil dhe komunitetit akademik" citohet në kumtesë.
 
Parimet bazë të këtij koncepti janë sundimi i ligjit, kohezioni social dhe partneriteti privat-publik, qasja e lirë në informacionet publike, burime të besueshme të të dhënave dhe standardizim  të përdorimit të shënimeve dhe nënshkrimeve  digjitale.
 
Në kumtesë theksohet se, Koncepti për transformim digjital të shoqërisë synon drejt ndryshimeve themelore në mënyrën e funksionimit të institucioneve dhe përmirësimit të efikasitetit të tyre si servis i qytetarëve.
 
Përveç përmirësimit të qasjes së lirë në informacionet publike, një nga ndryshimet e rëndësishme të cilat i sjell ky Koncept, siç informojnë nga Qeveria, është dhënia e përparësisë versionit digjital të shënimeve dhe nënshkrimeve elektronike. Të dhënat që janë vendosur njëherë në regjistrin publik,  nuk do të kërkohen sërish nga personat fizik dhe juridik, ndërsa nënshkrimi djgjital i formuar me letërnjoftim është i barabartë me një nënshkrim të dhënë me dorë.
 
Zbatimi i Konceptit e obligon Qeverinë të vendosë letërnjoftim elektronik dhe të zbatojë masa për mbështetje për lidhjen e të gjitha amvisërive me shërbimet me shtrirje të gjerë në pesë vitet e ardhshme.

"Që të arrihen qëllimet e parashtruara me Konceptin, do të formohet një Agjenci për digjitalizim, e cila do të jetë kompetente për menaxhim me rrethinën për këmbim të sigurt të të dhënave, vendosjen e standardeve për TIK dhe siguri kibernetike për të gjitha palët e interesuara, ofrimi i udhëzimeve për menaxhim me ndryshimet  gjatë transformimit digjital të administratës dhe ndërgjegjësim publik për këtë problematikë", shtohet në kumtesë.

Përmbajtja e Konceptit për transformim digjital të shoqërisë është rezultat i projektit për avancimin e digjitalizimit në vend, me nbështetje financiare të SHBA-së dhe Estonisë dhe mbështetje eksperte nga Qendra estoneze për zhvillim ndërkombëtar. sa/

Foto: Qeveria e RMV-së

 

QËNDRONI TË LIDHUR