• e diel, 22 dhjetor 2024

Qeveria e Hamasit kumtoi se 12.000 palestinezë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

Qeveria e Hamasit kumtoi se 12.000 palestinezë kanë humbur jetën në Rripin e Gazës

Gaza, 17 nëntor 2023 (MIA) – Qeveria e Hamasit sonte kumtoi se 12.000 palestinezë janë vrarë gjatë bombardimeve izraelite në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës më 7 tetor.

Midis viktimave janë rreth 5.000 fëmijë dhe 3.300 gra, ndërsa 30.000 janë plagosur.

Ministria e Shëndetësisë e Gazës kumtoi se në rrugët e pjesës veriore të Rripit të Gazës ka dhjetëra trupa dhe se është e vështirë të numërohen për shkak të intensitetit të sulmeve izraelite.

Ndërkohë, në Izrael është raportuar se hetimi policor për sulmin e Hamasit në ditën e parë të luftës tregon se në festivalin e muzikës janë vrarë 364 persona që është një e treta e të gjitha viktimave.

Më parë u bë e ditur se në atë festival në ambient të hapur pranë kufirit me Rripin e Gazës u vranë 270 njerëz.

Forcat izraelite të sigurisë vlerësojnë se Hamasi nuk ka qenë në dijeni për festivalin muzikor para sulmit.

Në ditën e parë të sulmit, militantët palestinezë thyen gardhin kufitar, hynë në territorin jugor izraelitë dhe me mbështetjen e raketave ekzekutuan më shumë se 1.200 njerëz në jug të Izraelit, kryesisht civilë dhe rrëmbyen rreth 240 pengje që u dërguan në Rripin e Gazës.

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR