Qeveria e angazhoi Ministrinë e Drejtësisë të parashtrojë propozim në Këshillin e prokurorëve publik për shkarkimin e prokurorit publik
- Qeveria në mbledhjen e sotme, e shqyrtoi mendimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe pas një diskutimi serioz e angazhoi Ministrinë e Drejtësisë të parashtrojë propozim për shkarkim të prokurorit republikan publik para skadimit të mandatit të tij, të cilin më pas, siç theksoi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësja e Qeverisë, Maria Miteva, do ta parashtrojë në Këshillin e prokurorëve publik.
- Post By Arta Bunjaku
- 18:01, 18 shkurt, 2025

Shkup, 18 shkurt 2025 (MIA) - Qeveria në mbledhjen e sotme, e shqyrtoi mendimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe pas një diskutimi serioz e angazhoi Ministrinë e Drejtësisë të parashtrojë propozim për shkarkim të prokurorit republikan publik para skadimit të mandatit të tij, të cilin më pas, siç theksoi në konferencën e sotme për shtyp zëdhënësja e Qeverisë, Maria Miteva, do ta parashtrojë në Këshillin e prokurorëve publik.
"Duke vepruar pas konkludimit që ishte sjellë në mbledhjen e kaluar qeveritare me të cilin e angazhuam Ministrinë e Drejtësisë të ndërmarrë aktivitete lidhur me inicimin e procedurës për shkarkim të Prokurorit publik, Ministria e Drejtësisë e parashtroi mendimin në të cilin janë notuar gjendjet e ardhshme: së pari imazhi i prishur i institucionit me të cilin udhëheqë prokurori publik, sepse ruajtja e imazhit të institucionit është detyrë e cila rrjedhë nga Ligji për prokurorinë publike, konkretisht neni 4 paragrafi 1. Më tutje, i tërë opinioni gjatë periudhës së kalaur ishte dëshmitar i disa skandaleve, funksionimit të çrregulluar të PP-së, veprimeve të paligjshme dhe korrupsionit, joefikasitetit dhe shkeljeve të parimeve dhe pavarësisë në ushtrimin e funksioneve të prokurorëve", tha Miteva.
Ajo theksoi se gjendjet e këtilla janë tërësisht në kundërshtim me obligimet të cilat dalin nga kompetencat ligjore, dhe se për to ishte i rëndësishëm kontributi i prokurorit publik.
"Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për perceptim të Qeverisë, kjo është konstatuar nga opinioni profesionist, është konstatuar në raportet që kanë tregues objektiv, konkret dhe të matshëm. Në këtë kuptim Qeveria vlerëson se kontributi i prokurorit publik për këto gjendje është i rëndësishëm dhe është rezultat i disa lëshimeve dhe shkeljeve në veprimin dhe kryerjen e funksonit të tij. Këto veprime me të cilat janë shkaktuar pasoja të rënda për funksionimin e prokurorisë publike me çka është bërë një gabim i madh profesional i qëllimshëm dhe i pajustifikuar janë argumentet ligjore me të cilat do të kërkojmë shkarkimin e Prokurorit publik para skadimit të mandatit. Plotësisht si Qeveri vlerësojmë se prokurori publik përveç përgjegjësisë ligjore, i nënshtrohet ose duhet t'i nënshtrohet përgjegjësisë më të gjerë shoqërore, veçanërisht para organit që e ka zgjedhur dhe mbi të gjitha para qytetarëve, interesat e të cilëve duhet t'i mbrojë. Në përputhje me mendimin e përcaktuar në këtë mënyrë, Qeveria ka ngarkuar Ministrinë e Drejtësisë që të paraqesë propozimin për shkarkimin e prokurorit publik, të cilin Qeveria nga ana e saj do t'ia dorëzojë Këshillit të Prokurorëve Publikë, nga i cili, në përputhje me dispozitat ligjore, është e nevojshme të merret mendim", tha Miteva.
Prokurori republikan, Lupço Kocevski, deklaroi sot se për propozimin për shkarkimin e tij do të shprehet pasi Qeveria ta dorëzojë në Këshillin e prokurorëve publikë. Lidhur me kërkesën e kryeministrit Hristijan Mickoski për largim nga detyra, Kocevski tha se do të përgjigjet pasi të shohë arsyet e parapara me Ligjin për Prokurorinë Publike. Nëse vërtetohet se ka vërtet shkelje të rëndë disiplinore, ai tha se do të japë dorëheqjen vetë.
Fotо: Printskrin