• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qeveria duhet të debatojë për koncesionet për minierën Illovica

Qeveria duhet të debatojë për koncesionet për minierën Illovica

Shkup, 25 korrik 2023 (MIA) - Qeveria sot në seancë duhet të debatojë për koncesionin për minierat Illovica - Shtuka, ndërsa ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi të referojë për të gjitha procedurat juridike të cilat janë ndërmarrë për këto miniera duke filluar nga viti 2012. 

Nga shërbimi për informim i Qeverisë në orën 14 paralajmëruan edhe konferencë për media të ministrit Bekteshi pa hollësi shtesë. 

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi dje konfirmoi se Qeveria do të debatojë për koncesionin dhe përsëriti se do të respektohet vendimi i qytetarëve nëse deklarohen kundër hapjes së kapaciteteve të tilla në këtë rajon. 

Изјави на вицепремиерот за економски прашања, координација со економските ресори и инвестиции, Фатмир Битиќи пред трибината со млади на која ќе се дискутираат заклучоците на проектот „Што сак

"Pasi që t'i dëgjojmë të gjitha momentet, do të dihet cili është hapi i ardhshëm. Si Qeveri thamë se nëse qytetarët thonë se nuk duan të kenë minierë, ne do të veprojmë ashtu. Mendoj se aty një herë ka pasur deklarim të qytetarëve vetëm në Bosilovë, jemi të gatshëm që tu ndihmojmë të gjithë qytetarëve nga gjithë ai rajon që të deklarohen në referendum nëse duan ose nuk duan të ketë minierë", deklaroi dje Bytyqi.

Banorët dhe organizatat joqeveritare nga rajoni i Strumicës në datën 15 të këtij muaji protestuan kundër hapjes së minierës dhe bashkimit të koncesionit, ndërsa në protestë morën pjesë edhe ministret e Punës dhe Politikës Sociale dhe të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jovanka Trençevska dhe Kaja Shukova. 

 

Владата денеска го задолжи Министерството за економија на првата наредна седница, односно наредниот вторник да ја информира Владата за сите управни и судски постапки, одлуки, заклучоци и инфо

Qeveria duhej të debatonte për bashkimin e koncesioneve javën e kaluar, por kjo nuk ndodhi për shkak të asaj që ministri i Ekonomisë ishte në udhëtim zyrtar jashtë shtetit. Debatin e paralajmëroi ministrja Trençevska gjatë pjesëmarrjes së saj në protestën e qytetarëve kundër hapjes së minierës. fc/

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR