• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qeveria: Dorëheqja e Damevës është vendimi i vetëm i drejtë

Qeveria: Dorëheqja e Damevës është vendimi i vetëm i drejtë

Shkup, 2 dhjetor 2024 (MIA) – Nga Qeveria vlerësojnë se dorëheqja e kryetares së Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva është vendimi i vetëm i mundshëm dhe i drejtë pas vërejtjeve të mëdha për punën e saj. 

“E kuptojmë se nga vendimi i tillë do të ketë shumë të prekur dhe të shqetësuar për shkak të punës së saj të dyshimtë, dyshimet e mëdha për krim, si dhe falsifikim të procesverbaleve, por drejtësia duhet të fillojë të funksionojë”, qëndron në përgjigjen e Qeverisë. 

Kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Damevska, sot në konferencë për media njoftoi se jep dorëheqje të parevokueshme nga funksioni për arsye se, siç tha, hasi në vesh të shurdhër në pushtetin ekzekutiv dhe legjislativ të sigurohet drejtësi e shpejtë dhe efikase, si dhe përpjekjet për shkelje të integritetit të saj nga ana e funksionarëve të lartë të pushtetit. 

Pas kësaj Këshilli Gjyqësor në orën 14 mbajti mbledhje urgjente në të cilën e konstatoi dorëheqjen e Damevës, por pika e zgjedhjes së kryetarit të ri ishte hequr nga rendi i ditës. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR