• e martë, 18 mars 2025

Qeveria do t'i mbulojë shpenzimet për transport dhe akomodim për familjet, të afërmit e të cilëve janë hospitalizuar jashtë vendit

Qeveria do t'i mbulojë shpenzimet për transport dhe akomodim për familjet, të afërmit e të cilëve janë  hospitalizuar jashtë vendit

 Shkup, 17 mars 2025 (MIA) - Shpenzimet për transport dhe akomodim për familjet të cilët kanë të lënduar në tragjedinë në Koçan dhe të cilët janë të shtruar në spital jashtë vendit do t'i mbulojë Qeveria. Vendimi, siç deklaroi  pasdite në një konferencë për shtyp zëdhënësja e qeverisë, do të merret në mbledhjen e nesërme të qeverisë.

 Qytetarët mund të kontaktojnë në numrin e telefonit 070270370 për informacion më të detajuar dhe koordinim më të mirë.

 "U  bëjmë thirrje të gjitha familjeve që ta përdorin këtë linjë, në mënyrë që ne si qeveri të organizojmë me efikasitet mbështetjen që kanë më shumë nevojë. Kjo është një kohë për solidaritet dhe për aksion. Qeveria mbetet e përkushtuar të qëndrojë pranë çdo familjeje të prekur, duke ofruar jo vetëm fjalë përkrahjeje, por edhe ndihmë reale të prekshme në momentet më të vështira", tha zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva.

 

Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkët përmes një komunikate ka shprehur ngushëllimet për familjet e të prekurve nga tragjedia e tmerrshme në Koçan.

"Ky numër është i disponueshëm për këdo që ka nevojë për mbështetje gjatë organizimit të transportit dhe akomodimit për të ofruar ndihmë falas, të shpejtë dhe efikase. Në këto momente të vështira për familjet e viktimave, besojmë se përkrahja e këtij lloji do të jetë e mirëseardhur që ata të mos përballen me shpenzime dhe resurse shtesë", theksuan nga SHPPP. 

 Foto: Printskrin/Qeveria

 

QËNDRONI TË LIDHUR