• e premte, 03 janar 2025

Qeveria do të vazhdojë me hetimet për rastet korruptive, nuk ka lëshime për arratisjen e Grubit dhe Kovaçeskit, thotë Mickoski

Qeveria do të vazhdojë me hetimet për rastet korruptive, nuk ka lëshime për arratisjen e Grubit dhe Kovaçeskit, thotë Mickoski

Shkup, 31 dhjetor 2024 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski ka shprehur kënaqësi nga lufta e deritanishme me korrupsionin, por theksoi se rezultatet përfundimtare varen nga pushteti gjyqësor. Lidhur me arritisjen e ish kryeministrit, Artan Grubi dhe ish drejtorit të EMV-së, Vasko Kovaçevski, ai nuk sheh lëshim tek institucionet dhe beson se "drejtësia do t'i arrijë". Potencoi se Qeveria do të vazhdojë me përpjekjet e saj në luftën kundër korrupsionit edhe gjatë vitit të ardhshëm.

"Ne si Qeveri, si pushtet ekzekutiv, mundemi për ato raste korruptive politike të profilit të lartë, ku ka dyshim të bazuar, të hyjmë në hetim. Të shohim nëse ka dëshmi, nëse ka, t'i sigurojmë, të formojmë dosje dhe atë dosje t'i dërgojmë deri te prokurori kompetent. Ligji është i tillë. Ne nuk mundemi si Qeveri të jemi edhe pushtet ekzekutiv edhe gjyqësor. Nga ai moment e këndej, prokuroria është ajo që vlerëson nëse këto dëshmi janë të mjaftueshme që të fillohet procesi, respektivisht të ketë akuzë apo jo", tha kryeministri në konferencën e sotme për shtyp në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ai shtoi se Qeveria do të vazhdojë me përpjekjet e veta në luftën kundër kurrupsionit edhe vitin e ardhshëm.

"Gjithçka që kemi bërë në periudhën e kaluar, do të vazhdojmë ta bëjmë edhe vitin e ardhshëm si pushtet ekzekutiv. Emra të mëdhenj, emra politikë të profilit të lartë, janë gjetur në hetimin, kanë qenë në procese që janë udhëhequr nga pushteti ekzekutiv dhe janë dorëzuar në prokurori", shtoi ai.

Lidhur me arratisjen e ish-zëvendëskryeministrit Grubi dhe ish-drejtorit të EMV-së Vasko Kovaçevski, kryeministri nuk sheh lëshime në institucione dhe beson se drejtësia, siç tha ai, “do t’i arrijë”.

"Unë nuk shoh asnjë lëshim në institucione, pasi është çështje kohe kur këta të arratisur nga drejtësia, do të kthehen dhe do të përgjigjen, sepse të jesh i arratisur nga drejtësia nuk është një jetë kaq e thjeshtë, madje edhe nëse e ndryshoni kontinentin. Ashtu që, nuk mendoj se çështja do të përfundojë kështu", tha ai.

Kryeministri e bazon optimizmin e tij në eksperiencën se “drejtësia është e ngadaltë, por vjen gjithmonë” dhe shtoi se do të vazhdojë të komentojë punën e prokurorisë vetëm kur të shohë se llogaritet.

"Unë komentoj shumë shpesh punën e prokurorisë dhe vendosa të mos e komentoj. Vetëm në rastet kur shoh se prokuroria është duke llogaritur, atëherë do t'ia lejoj vetes ta komentoj", theksoi kryeministri, duke shtuar se beson se komentet e pushtetit kanë rol pozitiv në punën e prokurorisë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR