• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qeveria dhe Sindikatat arritën marrëveshje, pagat në sektorin publik në shtator do të rriten për 10 për qind

Qeveria dhe Sindikatat arritën marrëveshje, pagat në sektorin publik në shtator do të rriten për 10 për qind

Shkup, 10 korrik 2023 (MIA) - Sindikatat dhe Qeveria sot arritën marrëveshje për rritjen e pagave dhe për metodologjinë për rritjen e pagave në sektorin publik. Pagat në sektorin publik nga 1 shtatori do të rriten për 10 për qind, ndërsa të punësuarit do të marrin 10.000 denarë K-15.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska deklaroi se është arritur marrëveshje për nënshkrimin e marrëveshjes së përgjithshme kolektive dhe të gjitha këto çështje kontestuese të cilat me muaj shtjellohen me përfaqësuesit e sindikatave.

"U dakorduam se metodologjia e re për përllogaritjen e pagave për të punësuarit në sektorin publik do të fillojë nga marsi i vitit 2025. Me pagën e shtatorit 2023 do të jetë rritja prej 10 për qind e pagave në sektorin publik, K-15 deri në fund të dhjetorit 2023 në lartësi prej 10.000 denarësh, ndërsa në marrëveshjen e përgjithshme kolektive do të jetë dispozita për pagesën e K-15 prej vitit 2024 të jetë së paku 30 për qind e lartësisë së pagës mesatare vitin e kaluar", publikoi në deklaratën për mediat pas takimit Trençevska.

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR