Qeveria dha mbështetje për projektin "Vendosja e transportit të shpejtë me autobusë në Shkup"
- Qeveria në mbledhjen e sotme, me propozim të Minsitrisë së Transportit dhe Lidhjeve, e shqyrtoi dhe miratoi Informatën lidhur me vazhdimin e procedurës për realizim të projektit "Vendosja e transportit të shpejtë me autobusë në qytetin e Shkupit", me Propozim marrëveshje për implementim dhe dha mbështetje që projekti të vazhdojë të realizohet, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.
- Post By Arta Bunjaku
- 20:53, 14 nëntor, 2023
Shkup, 14 nëntor 2023 (MIA) - Qeveria në mbledhjen e sotme, me propozim të Minsitrisë së Transportit dhe Lidhjeve, e shqyrtoi dhe miratoi Informatën lidhur me vazhdimin e procedurës për realizim të projektit "Vendosja e transportit të shpejtë me autobusë në qytetin e Shkupit", me Propozim marrëveshje për implementim dhe dha mbështetje që projekti të vazhdojë të realizohet, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.
Sipas Informatës nga ministria e resorit, gjatë muajit shtator, nga Qyteti i Shkupit është kumtuar se po planifikohet vazhdimi i projektit, për çka më 21 prill 2021 Qyteti i Shkupit dhe BERZH-i dakorduan Marrëveshje projektuese për realizim të projektit "Vendosje e transportit të shçejtë me autobusë në qytetin e Shkupit".
Propizim Marrëveshja për implementim të projektit në pajtim me Marrëvehsjen projektuese, duhet ta realizojnë Ministria e Financave, Ministria e transportit dhe Lidhjeve dhe Qyteti i Shkupit. ab/
Foto: МIА arkivi