• e hënë, 23 dhjetor 2024

Qeveria amerikane miratoi shitjen e re të armëve Tajvanit në një vlerë prej 360 milionë dollarë

Qeveria amerikane miratoi shitjen e re të armëve Tajvanit në një vlerë prej 360 milionë dollarë

Uashington, 19 qershor 2024 (MIA) - Qeveria amerikane miratoi  shitje të armëve  Tajvanit në një vlerë prej 360 milionë dollarë. 

Shitja përfshin qindra dronë të armatosur, pajisje raketore dhe materiale mbështetëse të ngjashme, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.

 Vendimi i SHBA-së për t'i shitur më shumë armë Tajvanit nuk është i papritur, por vjen në një kohë të tensioneve të rritura midis Uashingtonit dhe Pekinit, raportojnë mediat amerikane.

 Shitja përfshin sistemin 291 ALTIUS-600M, dronë  luftarakë si dhe 720 dronë Switchblade.  

 Shitja "u shërben interesave kombëtare, ekonomike dhe të sigurisë amerikane duke mbështetur përpjekjet e vazhdueshme të marrësit për të modernizuar forcat e saj të armatosura dhe për të mbajtur një aftësi të besueshme mbrojtëse", thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit. 

 Kjo "do të ndihmojë në përmirësimin e sigurisë së marrësit dhe do të ndihmojë në ruajtjen e stabilitetit politik, ekuilibrit ushtarak dhe përparimit ekonomik në rajon". qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR