Qeveria: Përmes Ministrisë së Transportit vazhdon aktiviteti i fuqishëm për ndërtimin e mëtejshëm të Korridorit Hekurudhor 8 drejt Republikës së Bullgarisë
- Qeveria përmes Ministrisë së Transportit vazhdon me aktivitetin e fuqishëm për ndërtimin e mëtejshëm të Korridorit Hekurudhor 8 drejt Republikës së Bullgarisë, informuan pasdite nga shërbimi për shtyp i qeverisë.
Shkup, 26 gusht 2025 (MIA) - Qeveria përmes Ministrisë së Transportit vazhdon me aktivitetin e fuqishëm për ndërtimin e mëtejshëm të Korridorit Hekurudhor 8 drejt Republikës së Bullgarisë, informuan pasdite nga shërbimi për shtyp i qeverisë.
"Pas takimit në nivel të lartë mes zëvendëskryeministrit dhe ministër i transportit Aleksandar Nikolloski dhe zëvendëskryeministrit dhe ministrit të transportit të Bullgarisë, Grozdan Karaxhov, e më tej edhe grupeve punuese nga të dyja vendet, po konkretizohen aktivitetet për ndërtimin e fazës së tretë të hekurudhës nga Kriva Pallanka deri në kufirin me Bullgarinë, si dhe ndërtimi i tunelit si pikë kufitare. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, sot Qeveria në mbledhje miratoi vendim për realizimin e Marrëveshjes për grant për mbështetje teknike në vlerë prej 3,7 milionë euro të siguruara nga Banka Evropiane e Investimeve", shkruan në kumtesën.
Me këtë, siç shpjegohet, konsulenti i përzgjedhur në periudhën e ardhshme do të përgatisë dokumentacion të ri projektues, si dhe përgatitjen e procedurës së tenderit për zgjedhjen e realizuesit.
"Për të përshpejtuar aktivitetet, Ndërmarrja Publike për Infrastrukturë Hekurudhore do të nisë procedurën për zgjedhjen e Mbikëqyrjes së ndërtimit. Përmes këtyre aktiviteteve, Qeveria në mënyrë të vazhdueshme tregon angazhim të fuqishëm në realizimin e projekteve strategjiko-infrastrukturore për shtetin. Ndërtimi dhe modernizimi i rrjetit hekurudhor është prioritet i Qeverisë dhe në kuadër të këtyre prioriteteve ndërmerren aktivitete të shtuara për ndërtimin e mëtejshëm të hekurudhës së Korridorit 8, si dhe ndërtimin e linjës së shpejtë në Korridorin 10", theksojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë.
Këto projekte që kanë edhe rëndësi rajonale do ta pozicionojnë shtetin si vend tranzit në Ballkan – pjesë e rrugëve transportuese evropiane, me ç’rast përfitimi është i shumëfishtë.
"Projektet për zhvillimin dhe modernizimin e tërësishëm të sistemit hekurudhor paraqesin projekte strategjike të shtetit për lidhje rajonale, zhvillim të përshpejtuar ekonomik dhe hapje të tregjeve të reja për kompanitë vendore", shtohet në kumtesën. ls/
Foto: Arkivi i MIA-s